LAJMI I FUNDIT:

Dylan dhe Young këndojnë sërish bashkë

Dylan dhe Young këndojnë sërish bashkë

Bob Dylan dhe Neil Young kënduan sërish bashkë, për herë të parë pas 25 vjetësh.

Dy legjendat e muzikës rok, në Kilkenny të Irlandës e kënduan këngën “Will The Circle Be Unbroken” – këngë kjo e vitit 1907, me vlera të krishtera (tekst të shkruar nga Ada R. Habershon dhe muzikë nga Charles H. Gabriel).


Dylan dhe Young po lëvizin nëpër Evropë në turne të ndryshme. Ata u takuan në Hyde Park të Londrës, të premten.