LAJMI I FUNDIT:

Dyfishohen porositë për Tesla Cybertruck

Dyfishohen porositë për Tesla Cybertruck

Kjo makinë kontroverse, vazhdon të jetë edhe më e pëlqyer

Tesla Cybertruck ka qenë një prej veturave më të përfolura, në vitet e fundit, transmeton Telegrafi.


Me gjithë dukjen kontroverse, si dhe mundësinë e thyerjes së xhamave që thuhej se ishin të blinduara, porositë për këtë makinë nuk kanë ndaluar.

Që kur u prezantua më 21 nëntor të vitit të kaluar, kanë filluar porositë, derisa më pesë ditë më vonë, Elon Musk bëri të ditur se është porositur në mbi 250 herë.

Për porositjen e kësaj makine duhet paguar vetëm 92 euro, gjë që e bën shumë më të lehtë, që të kërkohet për një makinë të tillë, e cila edhe nëse nuk blihet nuk është ndonjë humbje e madhe.

Të dhënat e analizuara nga Cybertruck Owners Club, bëjnë të ditur se deri më 18 shkurt, porositë për Tesla Cubetruck janë dyfishuar.

Makina është porositur në 538 mijë herë, gjë që nënkupton se brenda një ditë është porositur për 3,350 herë, që nënkupton se Telsa ka përfituar në këtë formë 310 mijë euro.

Shumica prej atyre që e kanë porositur Tesla Cybetruck, kurrë nuk e kanë parë nga afër, ndërsa shumë të tjerë po vazhdojnë ta porosisin. /Telegrafi/