LAJMI I FUNDIT:

Dybala i kërkon agjentëve të tij që të bisedojnë me PSG-në

Dybala i kërkon agjentëve të tij që të bisedojnë me PSG-në

Juventusi nuk do të rinovojë kontratën me Paulo Dybala, ndërsa ka interesime  nga klubet e Ligës Premier, por raportohet se ai do të preferonte një kalim te Paris Saint-Germain.

Bianconerët njoftuan se argjentinasit nuk do t’i ofrohet marrëveshje e re, kështu që do të mbetet lojtar i lirë më 30 qershor kur i skadon kontrata.

Tottenham, Arsenal dhe Liverpool janë klubet që janë lidhur me lojtarin, por Dybala tashmë kishte refuzuar një lëvizje te Tottenham në 2019.


Sipas Foot Mercato, La Joya i ka kërkuar agjentëve të tij që të afrohen me PSG-në dhe të shohin nëse ata janë të gatshëm t’i ofrojnë atij një kontratë.

Nuk do të ishte hera e parë që Dybala lidhej me Paris Saint-Germain dhe vjen në të njëjtën ditë kur RMC Sport pretendon se Mauro Icardit i është thënë nga PSG të gjejë një klub të ri këtë verë.

PSG e ka bërë zakon të nënshkruajë me lojtarë të lirë, pasi ka përfshirë emra si Lionel Messin, Gianluigi Donnarumma dhe Georginio Wijnaldum. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Shpallet në kërkim vëllai i Besar Nimanit nga Gjykata e Qarkut në Bielefeld

Shpallet në kërkim vëllai i Besar Nimanit nga Gjykata e Qarkut në Bielefeld

Boks
Motra e Besar Nimanit dyshohet se tentoi të fuste një thikë në sallën e gjyqit

Motra e Besar Nimanit dyshohet se tentoi të fuste një thikë në sallën e gjyqit

Boks
Vëllai i Besar Nimanit kishte paralajmëruar se do të hakmerrej nëse autoritetet gjermane nuk do të reagonin

Vëllai i Besar Nimanit kishte paralajmëruar se do të hakmerrej nëse autoritetet gjermane nuk do të reagonin

Boks
Ylli i Real Madridit ka njoftuar Perezin se është i gatshëm të largohet në mënyrë permanente nga klubi

Ylli i Real Madridit ka njoftuar Perezin se është i gatshëm të largohet në mënyrë permanente nga klubi

La Liga
Vjen vendimi i Juventusit për Thiago Mottan - flet drejtori i klubit

Vjen vendimi i Juventusit për Thiago Mottan - flet drejtori i klubit

Serie A
E ardhmja e tre yjeve të Liverpoolit: Dy po qëndrojnë, një po largohet

E ardhmja e tre yjeve të Liverpoolit: Dy po qëndrojnë, një po largohet

Premier League
Kalo në kategori