eksperti ad

Ministria e Shëndetësisë e Shqipërisë, ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë kryer 3051 testime, nga të cilat 24 persona kanë rezultuar pozitivë me coronavirus.

Ndërkohë, në 24 orët e fundit janë shëruar 835 persona, ndërsa kanë ndërruar jetë 2 persona të prekur me Covid-19.


Njoftimi i plotë i Ministrisë së Shëndetësisë:Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel të gjithë qytetarëve të mos e ulin vigjilencën dhe të vijojnë të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID19: Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, shmangni grumbullimet, ruani distancimin fizik; kujdesuni për higjenën vetjake dhe vetëizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga COVID19. Situata e COVID19 në 24 orët e fundit është si vijon: Janë kryer 3051 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 24 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 10 raste në Tiranë, 2 raste në Shkodër, nga 1 rast në Kurbin, Devoll, Vlorë, Mirditë, Rrogozhinë, Tropojë, Kamëz, Pogradec, Sarandë, Vau i Dejës, Gramsh, Skrapar. Në 24 orët e fundit janë shëruar 835 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 127,240 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 73 pacientë nga të cilët 8 pacientë janë në terapi intensive. Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor betejën me COVID19 nuk e kanë fituar 2 qytetarë: 1 qytetar nga Tirana, 1 qytetar nga Durrësi, të moshave 65-69 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjares. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital. Statistika (19 Maj 2021) Raste të reja ditore 24 Të shëruar në 24 orë 835 Të shtruar në spitale 73 Humbje jete në 24 orë 2 Testime ditore 3,051 Testime totale 685,616 Raste pozitive 132,095 Raste të shëruara 127,240 Raste Aktive 2,417 Humbje jete 2,438 Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve: Tiranë 1821 Korçë 136 Shkodër 108 Vlorë 58 Lezhë 55 Fier 53 Gjirokastër 52 Elbasan 47 Berat 41 Durrës 26 Kukës 16 Dibër 4. /Telegrafi/