Dy vajza në Utah morën makinën e prindërve dhe u “nisën” për një udhëtim – policia befasohet kur gjen të dyja brenda automjetit

Policia në Utah tha se u befasua kur gjeti të mërkurën një vajzë nëntëvjeçare duke vozitur një makinë, derisa brenda ajo ishte me motrën e saj katërvjeçare e cila ishte e ulur në vendin e pasagjerit.
Sipas BBC, përcjell Telegrafi, motrat iu thanë oficerëve se ato po shkonin në Kaliforni sepse donin të “notonin në oqean”.
Ato e voziten makinën në dy rrugë kryesore, goditën një makinë tjetër dhe pastaj u përplasën përballë një kamioni, tha policia në Twitter.
Të dyja vajzat i kishin vendosur rripat e sigurimit dhe nuk kanë pësuar lëndime.
Departamenti i Policisë së Qytetit West Valley të Utah tha se vajzat u zgjuan rreth orës 3 të mëngjesit të mërkurën dhe morën makinën derisa prindërit po flinin në shtëpinë e tyre në West Jordan. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
04/06/2021
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate




















































