Dy trena të shpejtë janë përplasur ballë për ballë në Sllovaki, duke lënë dhjetëra të lënduar, dy prej të cilëve në gjendje kritike.

Trenat u përplasën në qytetin e vogël të Roznavës, në lindje të vendit, pak pas orës 8 të mëngjesit të sotëm, sipas Hekurudhave Sllovake .


Policia vlerësoi se në bord ndodheshin 80 pasagjerë dhe ka nisur një hetim për këtë aksident.

Ministri i Brendshëm, Matus Sutaj Estok, tha se dy pasagjerë ishin në gjendje kritike dhe lëndimet e të tjerëve nuk ishin serioze.

Ai sugjeroi që faji mund të jetë gabimi njerëzor.

Në një deklaratë, Hekurudhat Sllovake thanë: "Për momentin, përparësia është shpëtimi dhe evakuimi i pasagjerëve dhe punonjësve tanë." /Telegrafi/