LAJMI I FUNDIT:

Dy të vdekur në Melbourne, një anonim telefonon stacionin televiziv: “Kjo është për ISIS” (Video)

Dy të vdekur në Melbourne, një anonim telefonon stacionin televiziv: “Kjo është për ISIS” (Video)

Një person i armatosur i cili mori një peng një grua dhe është i dyshuar për vrasjen e një burri ka thirrur në një redaksi televizive duke thënë se: “Kjo është për ISIS, kjo është për al-Kaedën”.

Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për të shtëna të dëgjuara nga brenda një blloku të apartamenteve në Melburn, menjëherë pas orës 6 të dielën.


Por në momentet para se policia të sulmonte ndërtesën dhe të qëllonte për vdekje sulmuesin, ai e kishte thirrur redaksinë e Kanalit 7 për tu thënë se ai ishte duke kryer sulmin në emër të Shtetit Islam.

Policia tani po hetojnë nëse sulmi, i cili çoi në një të vdekur, kishte të bënte me sulm terrorist.

Më shumë se një orë para se operacioni i të përfundonte, banorët raportuan se një “shpërthim me zë të lartë” kishte tronditur të gjithë ndërtesën. /Telegrafi/