LAJMI I FUNDIT:

Dy te arrestuar në Gjakovë për trafikim me njerëz

Dy te arrestuar në Gjakovë për trafikim me njerëz

Janë arrestuar dy të dyshuar, njëri shtetas i Shqipërisë dhe një tjetër nga Kosova, nën dyshimin e bazuar për  trafikim me njerëz.

Rasti ka ndodhur mëngjesin e së martësd në Gjakovë.

Lidhur me rastin janë identifikuar edhe dy viktima femra shtetase të Shqipërisë dhe të njëjtat janë dërguar në shtëpi.

Njësiti policor nga të dyshuarit ka konfiskuar një veturë, tre telefona dhe 100 euro para.

Me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.