Dy skuadrat me mungesa kyçe: Arsenal - Brighton, formacionet zyrtare

Arsenali do të përballet me Brightonin në kuadër të javës së 36-të në Ligën Premier.
Ndeshja që fillon në ora 17:30, do të luhet në stadiumin “Emirates”.
Për këtë ndeshje, Gunners do të jenë pa Mohamed Elnenyn, William Saliban, Takehiro Tomiyasun dhe Oleksandr Zinchenkon, që janë të lënduar.
Në anën tjetër, Pulëbardhat nuk mund të llogarisin në Adama Lallana, Tariq Lamptey, March, Samiento dhe Webster, që po ashtu janë të lënduar.
Formacionet zyrtareArsenal: Ramsdale; White, Kiwior, Gabriel, Tierney; Jorginho, Xhaka, Ødegaard; Saka, Martinelli, Jesus.
Brighton: Steele, Dunk, Colwill, Estupinan, Gross, Enciso, Mac Allister, Mitoma, Caicedo, Gilmour, Ferguson. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
14/05/2023
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





















































