LAJMI I FUNDIT:

Dy shqiptarë, një ashkali dhe një rom arrestohen për posedim të narkotikëve

Dy shqiptarë, një ashkali dhe një rom arrestohen për posedim të narkotikëve

Njësitë e hetimeve të Policisë së Kosovës, dje në Gjakovë kanë identifikuar dhe arrestuar katër të dyshuar – dy meshkuj shqiptarë, një mashkull ashkali dhe një mashkull rom.

“Gjatë kontrollimit në veturat e tyre janë gjetur dhe konfiskuar substancë të dyshuar të llojit ‘Marihuanë’, rezilë për konsumimin e narkotikëve, fara të bimëve ‘Kanabis’ si dhe gjera të tjera. Po ashtu është konfiskuar edhe një veturë”, thuhet në raport.


Sipas Policisë, me urdhër të prokurorit, pas intervistimit dy nga të dyshuarit janë dërguar mbajtje, ndërsa dy të tjerë janë liruar.