LAJMI I FUNDIT:

Dy shqiptarë dhe dy serbë të përfshirë në rrahjen në Prelluzhë

Dy shqiptarë dhe dy serbë të përfshirë në rrahjen në Prelluzhë

Policia e Mitrovicës njofton se mbetet në kërkim të një personi tjetër(P.S) që u përfshi në një rrahje në fshatin Prelluzhë të Vushtrrisë.

Përveç kësaj policia ka intervistuar të dyshuarin  V.S.(1995), i cili është intervistuar nga hetuesit rajonal dhe me urdhër të prokurorit të   i është caktuar masa ndalimit policor.


Dy të dyshuar tjerë  D.D.(i nacionalitetit serb 1984) dhe S.S.(i nacionalitetit serb (1994), pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt.

Policia e Kosovës mbetet në kërkim edhe të personit të katërt P.S. m/sh/k (rreth 25 vjeçar), i cili është i njohur për Policinë.

Policia e Kosovës rreth orës 5 të mëngjesit ka marr një informacion se në spitalin e Mitrovicës në veri, një person i lënduar ka kërkuar tretman mjekësor si pasojë e përfshirjes në një rast të rrahjes që kishte ndodhur në fshatin Prelluzhë të Vushtrrisë.

Në kuadër të veprimeve të saj policia me një intensitet të shtuar ka ndërmarrë një varg veprimesh operative e hetimore, me fokus zbulimin e identitetit dhe vendndodhjen e të dyshuarit/ve të mundshëm, duke zgjeruar rrethin e hetimit në përpjekje për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat dhe motivin që kanë të bëjnë me rastin e çastit, që dyshohet të ketë ndodhur aty për aty pas përfshirjes në rrahje të këtyre personave.

Në cilësi të provave materiale është konfiskuar një automjet i cili i përket personit të dyshuar, i cili po ashtu kishte pësuar lëndime gjatë pjesëmarrjes në rrahje. /kp/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kërkesat e shumta për dokumente personale, MPB zgjat orarin për ofrimin e shërbimeve - do të punohet edhe të shtunave

Kërkesat e shumta për dokumente personale, MPB zgjat orarin për ofrimin e shërbimeve - do të punohet edhe të shtunave

Lajme
Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Lajme
Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Jehona Hulaj
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

Politikë
Kalo në kategori