LAJMI I FUNDIT:

“Dy rrëfime dashurie” shpallet filmi më i mirë dokumentar në Vjenë

“Dy rrëfime dashurie” shpallet filmi më i mirë dokumentar në Vjenë

Filmi dokumentar "Dy rrëfime dashurie" nga Shota Bukoshi ka fituar çmimin "Filmi më i mirë" në kategorinë e filmit të shkurtër dokumentar, në festivalin "Young, Short & Ambitious" që është mbajtur në Vjenë të Austrisë.

Ceremonia e shpalljes së fituesve është mbajtur të dielën në Vjenë.

"Dy rrëfime dashurie" është filmi dokumentar i parë i Shota Bukoshit dhe është prodhuar nga 3Vstudio me përkrahjen e "Swiss Agency for Development and Cooperation".

Ekipi i filmit ka pasur këtë përbërje: regjisore: Shota Bukoshi, fotografia dhe montazha: Gazmend Bajri, toni: Pëllumb Ballata, muzika: Ilir Bajri.