LAJMI I FUNDIT:

Dy raste të parave të falsifikuara në Prishtinë

Dy raste të parave të falsifikuara në Prishtinë
Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka raportuar për dy raste të parave të falsifikuar në Prishtinë, saktësisht të një monedhe prej 100 euro dhe të dy monedhave nga 500 euro.

Lexoni të plotë raportin e Policisë për dy rastet:


Rr. “B”, Prishtinë, 05.03.2021 – 16:40. Ankuesi mashkull kosovar, ka informuar se ka hasur në një monedhë prej 100 euro të falsifikuar. Monedha është konfiskuar dhe rasti është duke u hetuar.

Sheshi Nënë Tereza, Prishtinë, 09.03.2021 – 09:30. Ankuesja femër kosovare, ka informuar se ka hasur në dy monedha nga 500 euro të falsifikuara. Monedhat janë konfiskuar dhe rasti është duke u hetuar. /Telegrafi/