LAJMI I FUNDIT:

Dy personave u ndalohet hyrja në Kosovë për një vit pasi kaluan kufirin ilegalisht

Dy personave u ndalohet hyrja në Kosovë për një vit pasi kaluan kufirin ilegalisht
Foto: Arkiv

Policia e Kosovës ka njoftuar se në 24 orët e fundit dy personave i është ndaluar hyrja në Kosovë për një vit, pasi të dy ata në raste të ndryshme kishin kaluar ilegalisht kufirin.

Rasti i parë ka të bëj me një shqiptar, shtetas të Serbisë i cili e kishte kaluar kufirin në mënyrë ilegale e i cili ka dalur para gjykatës me procedurë të shpejt.


Ai është dëbuar nga Kosova dhe i është ndaluar hyrja për 12 muaj.

“Fsh. Novosellë 13.07.2021 – 06:20. I dyshuari mashkull shqiptar shtetas i Republikës së Serbisë ka kaluar kufirin në mënyrë ilegale dhe për këtë në procedurë të shpejtë ka dalur para gjyqtarit. Me vendim të gjykatës i dyshuari është dëbuar nga Republika e Kosovës dhe të njëjtit iu është vënë ndalesa për hyrje në territorin e Republikës së Kosovës për 12 muaj”, thuhet në raport.

Rasti i dytë, ka të bëjë po ashtu me një shtetase të Serbisë, por nga komuniteti rom, e cila është dëbuar me forcë.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, e njëjta i është dorëzuar prindit të saj në pikën e kalimit kufitar te Dheu i Bardhë.

Po ashtu, edhe asaj i ndalohet hyrja në Kosovë për një vit.

“PKK. Dheu i Bardh  13.07.2021-06:0. Është raportuar se dyshuar  femër Rome shtetase e Serbisë me vendim të prokurorit  është depërtuar përmes PKK. Dheu i bardhë dhe i është dorëzuar prindit të saj pasi që e njëjta kishte kaluar ilegalisht kufirin Serbi-Kosovë. Të njëjtës i është lëshuar vendimi për largim me forcë , ndalim hyrje në R. Kosovës për një vit”, raporton PK-ja. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Kalo në kategori