LAJMI I FUNDIT:

Nëntë persona të lënduar nga aksidenti në rrugën Shtip-Radovish

Nëntë persona të lënduar nga aksidenti në rrugën Shtip-Radovish
Foto: Ilustrim

Janë lënduar nëntë persona nga aksidenti rrugor në afërsi të fshatit Damjan në Radivish, në rrugën magjistrale Shtip-Radovish.

Sekretari i SPB Strumicë, Hruzantema Rendevska deklaroi se se aksidenti ka ndodhur në orët e mëngjesit në 3:40 në mes dy veturave dhe një traktori.


“Sipas informacioneve të para, nëntë persona kanë marr lëndime të lehta trupore dhe të gjithë kanë marr ndihmën mjekësore në spitalin e Strumicës”, tha Rendevska.

Në vendin e ngjarjes po bëhen hetimet nga ana e policisë dhe prokurori publik.

Për shkak të aksidentit dje nga ora 4:15 deri ora 5:40 komunikacioni në këtë pjesë të rrugës ka qenë i ndërprerë. /Telegrafi/