LAJMI I FUNDIT:

Dy persona të lënduar nga aksidenti në Pejë

Dy persona të lënduar nga aksidenti në Pejë
Foto: Ilustrim

Dy persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e aksidentit që ka ndodhur mbrëmë në Pejë.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Pejës, Driton Rugova, tha për Telegrafin se aksidenti ka ndodhur rreth orës 21:30.

“Rreth orës 21:30 kemi pranuar informatë për aksident trafiku në rrugën ‘Zahir Pajaziti’, mes dy veturave. Në aksident janë lënduar dy persona, të cilët janë dërguar për trajtim mjekësor në spitalin e Pejës”, u shpreh ai.


Me rastin po merret njësiti i trafikut./Telegrafi/