LAJMI I FUNDIT:

Dy persona të lënduar në një aksident komunikacioni në rrugën Veles – Shkup

Dy persona të lënduar në një aksident komunikacioni në rrugën Veles – Shkup

Dy persona janë lënduar në aksidentin i cili ndodhi mbrëmë në autostradën Veles – Shkup përmes tunelit të “Katllanovës”.

Ministria e Punëve të Brendshme kumtoi se aksidenti ka ndodhur mbrëmë, rreth orës 19:00 një kilometër pas tunelit “Katllanovë” në të cilën A.D. (35) nga Shkupi duke e drejtuar veturën “Dacia Logan” me targa të Shkupit, e ka humbur kontrollin mbi veturën, e cila ka dalë jashtë korsisë dhe është përmbysur.


Nga fatkeqësia A.D. ka marrë lëndime të rënda trupore dhe është ndalur në kompleksin e klinikave “Nënë Tereza”, ndërsa lëndime të lehta ka marrë bashkëshortja e tij M.D. (37).

Ekspertizë në vendin e ngjarjes është kryer nga ekipi i SPB-Veles dhe po punohet për ndriçimin e plotë të rastit./Telegrafi/