Dy persona të arrestuar nën dyshimin për shkaktimin e zjarreve në Makedonski Brod dhe Dollnen

Policia ka privuar nga liria dy persona, të dyshuar se kanë shkaktuar zjarre në hapësira të hapura në pjesë të ndryshme të rajonit të Pellagonisë dhe Maqedonisë perëndimore.
Më 7 gusht 2026, rreth orës 12:00, zyrtarë policorë nga SPB Makedonski Brod kanë privuar nga liria G.S. (45) nga fshati Greshnicë, komuna e Makedonski Brodit.
Sipas informacioneve të policisë, ai dyshohet se në disa raste të mëparshme ka shkaktuar zjarre në hapësira të hapura. Po ashtu, po atë ditë, rreth orës 11:30, ai është kapur në zonën ndërmjet fshatrave Greshnicë dhe Sllatinë, ku, sipas dyshimeve të policisë, sërish kishte shkaktuar zjarr.
Në një rast tjetër, po atë ditë rreth orës 17:00, zyrtarë policorë nga SPB Prilep kanë privuar nga liria G.A. (76) nga Shkupi, në fshatin Sarandinovë, komuna e Dollnenit.
Edhe ai dyshohet se ka shkaktuar zjarre në hapësira të hapura..
Nga Ministria e Punëve të Brendshme informojnë se, pas dokumentimit të plotë të të dy rasteve, ndaj personave do të parashtrohen kallëzime përkatëse.
Policia gjatë periudhës së fundit ka intensifikuar veprimet lidhur me rastet e zjarreve në hapësira të hapura, veçanërisht për shkak të rrezikut të përhapjes së shpejtë të tyre dhe rrezikimit të banorëve, tokave bujqësore, pyjeve dhe pronës.
Institucionet kompetente u bëjnë apel qytetarëve të jenë veçanërisht të kujdesshëm dhe të mos ndërmarrin aktivitete që mund të shkaktojnë zjarr, ndërsa çdo sjellje të dyshimtë ose zjarr të vërejtur ta raportojnë në kohë në polici ose te shërbimet kompetente.




































