Një vendim i ri i Qeverisë së Kosovës për reciprocitet ndaj Serbisë për targa të automjeteve nxori në pah një problem të vjetër në veri të vendit. Banorët lokalë të zonës bllokuan rrugët duke vendosur barrikada afër pikave kufitare në Jarinjë e Bërnjak.
Për të ruajtur, siç argumentoi ekzekutivi kosovar, Policinë Kufitare gjatë zbatimit të masës në dy pikat kufitare në veri të vendit u dërguan forcat speciale të Policisë.
Dhjetë ditë pas situatës së krijuar, një takim mes palës kosovare dhe asaj serbe ndodhi në kryeqytetin evropian nën ndërmjetësimin e Miroslav Lajçakut, i deleguar special për dialogun Kosovë-Serbi nga Bashkimi Evropian.
Një ujdi në parim, siç deklaroi të mërkurën mbrëma përfaqësuesi i Kosovës në këtë takim, zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, është që Njësia Speciale e Policisë së Kosovës të zëvendësohet me forcat e KFOR-it.
Por, sipas ish-kryetarit të Gjykatës Kushtetuese dhe profesorit universitar, Enver Hasani, propozimi për vendosjen e KFOR-it në pikat e kufirit në veri të vendit nuk është i mirëmenduar.
Sipas tij, kjo ka dy pasoja.
“Kjo nënkupton që KFOR po merr juridiksionin e autoriteteve të shtetit të Kosovës. Kjo ka dy pasoja: e para, i jep KFOR-it një mandat të sigurisë, pra jo mandat ushtarak, që u takon autoriteteve policore kosovare; dhe, e dyta, shtyen formimin e Ushtrisë së Kosovës sepse me këtë Kosova po tregon që nuk ka kapacitete për të ndërtuar struktura ushtarake neutrale dhe të besueshme sipas standardeve të NATO-s”, tha Hasani në një përgjigje për KALLXO.
Sipas Hasanit, janë organet e shtetit që duhet të kujdesen për sigurinë në Kosovë. Ndërsa, sipas tij, KFOR është këtu si “respondent i fundit në rast të çrregullimeve radikale shoqërore që rrezikojnë paqen dhe sigurinë rajonale dhe më gjërë”.
“KFOR në Kosovë vepron sipas kërkesës shprehimore të autoriteteve të Kosovës. Kjo siç po ndodh tani nuk ka fare të bëjë me këtë mandat të KFOR-it, por me rikthimin e mandatit parësor të tij në një mandat që u takon organeve të sigurisë së Kosovës”, vlerësoi Enver Hasani derisa komentoi zhvillimet e fundit në veri të vendit.
Në një deklarim në Facebook, numri dy i Qeverisë së Kosovës, Besnik Bislimi, tha se të shtunën pritet që KFOR të zëvendësojë forcat speciale të Policisë së Kosovës në veri të vendit.
“Të shtunën me datën 2 tetor, forcat e KFOR do të vendosen në vendkalimet kufitare Jarinjë dhe Bërnjak dhe disa orë pas vendosjes së tyre, do të fillohet me largimin e barrikadave dhe njëkohësisht edhe me zhvendosjen e njësisë speciale të policisë së Kosovës. Njësitë e KFOR do të qëndrojnë në vendkalimet kufitare afërsisht dy javë dhe mund të largohen nga vendkalimet pastaj në rast të qetësimit komplet të situates”, tha ai.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Duda Balje vendos kushte: Japim votën për secilin kryeministër që formon komunën e boshnjakëve

'80 vota s’i kanë asnjëra palë, as LVV me minoritetet', Hamza përmend presidentin, thotë se është proces i ndarë

Vrajsa në 1997 në Kuçovë, dënohen me burgim të përjetshëm Fran Marashi dhe dy anëtarët e tjerë të grupit

Abdixhiku thotë se as me opozitën nuk bashkëpunon pa postin e kryeministrit

SHBA - Shqipëri, stërvitje e përbashkët me dronë në Zall-Herr

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Trump vendos të heqë ndalimin e ndarjes së ndihmës dhe inteligjencës për Ukrainën, pas lutjes së kryeministrit britanik

Si Donald Trump ndryshoi jetën e miliona njerëzve në 50 ditët e tij të para në detyrë?

Duda Balje vendos kushte: Japim votën për secilin kryeministër që formon komunën e boshnjakëve

'80 vota s’i kanë asnjëra palë, as LVV me minoritetet', Hamza përmend presidentin, thotë se është proces i ndarë

Ola i përmend gjëra nga jashtë Gjestit: Të kanë shkelur nga mëngjesi deri në darkë

Ronaldo afrohet te shifra e 1000 golave, Al Nassr kalon në çerekfinale me fitore spektakolare