LAJMI I FUNDIT:

Dy në tri gra të vrara në Rusi janë ekzekutuar nga partnerët ose të afërmit e tyre

Dy në tri gra të vrara në Rusi janë ekzekutuar nga partnerët ose të afërmit e tyre
Foto: Ilustrim

Mbi dy të tretat e grave të vrara në Rusi gjatë dekadës së fundit janë ekzekutuar nga partnerët ose të afërmit e tyre.

Kështu thuhet në studimin më të ri të Konsorciumit rus të Organizatave Joqeveritare të Grave, duke shtuar se shkalla prej 65.8 për qind e vrasjeve është mbi mesataren botërore, duke e vendosur Rusinë midis vendet si Irani, Jemeni, Liberia dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

Nga mbi 18 mijë gra të vrara në Rusi midis viteve 2011 dhe 2019, 9,868 u vranë nga partnerët e tyre, duke përbërë 53 për qind të të gjitha dënimeve për vrasje, gjë që është shifra më e lartë në botë. Në krahasim, pjesa e grave të vrara nga partnerët e tyre është 29 për qind në Evropë, 38 për qind në Afrikë dhe 42 për qind në Oqeani”, thuhet në studim, raportojnë mediet ruse.

2,341 gra të vrara apo 13 për qind, vdiqën nga duart e anëtarëve të familjes.

Autorët e studimit u bënë thirrje autoriteteve ruse të forcojnë legjislacionin kundër dhunës në familje dhe të rrisin mbrojtjen për viktimat.

Gjykata Kushtetuese e vendit në muajin prill urdhëroi bërjen e ligjeve më të ashpra për të ndëshkuar shkelësit e dhunës në familje, duke thënë se si dënimet për abuzuesit ashtu edhe mbrojtja për viktimat ishin të pamjaftueshme.

Por kritikët dhe aktivistët argumentojnë se vendimi i Gjykatës nuk është i mjaftueshëm për të ndihmuar në ndalimin e dhunës në familje në Rusi. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Evropa
Dodik kërkon dëbimin e ambasadorëve të SHBA-së, Britanisë dhe Gjermanisë nga Bosnja

Dodik kërkon dëbimin e ambasadorëve të SHBA-së, Britanisë dhe Gjermanisë nga Bosnja

Bosnja
Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Evropa
Putin me deklaratë qesharake: Jemi sulmuar, prandaj po luftojmë

Putin me deklaratë qesharake: Jemi sulmuar, prandaj po luftojmë

Evropa
Ajo ngeci në ashensor me njerëz krejtësisht të panjohur, priti ndihmë për katër orë: Historia mori një epilog të pazakontë në Los Angeles

Ajo ngeci në ashensor me njerëz krejtësisht të panjohur, priti ndihmë për katër orë: Historia mori një epilog të pazakontë në Los Angeles

Amerika
Rasti i pazakontë në Kroaci - pensionisti zbret nga një ndërtesë, por jo përmes shkallëve

Rasti i pazakontë në Kroaci - pensionisti zbret nga një ndërtesë, por jo përmes shkallëve

Kroacia
Kalo në kategori