LAJMI I FUNDIT:

Dy muaj punë veç për realizimin e fotove të makinës së rrallë, Pagani Huayra BC (Video)

Dy muaj punë veç për realizimin e fotove të makinës së rrallë, Pagani Huayra BC (Video)

Richard Thomson është në mesin e ekspertëve që janë angazhuar për realizimin e reklamës për makinën e rrallë Pagani Huayra BC.

Megjithëse është një veturë shumë e bukur dhe duket se çdo shkrepje nxjerr fotografi të mahnitshme, fotografi profesionist dhe ekipi tij kanë punuar mbi dy muaj që gjithçka të shkojë si duhet, transmeton Telegrafi.


Ai po sigurohet që të gjitha imazhet të jenë të përkryera dhe të pëlqehen nga të gjithë, prej atyre që e dinë rëndësinë e kësaj makine, deri te ata që nuk kanë lidhje me automobilizëm.

Seti fotografik është vetëm një segment i projektit reklamues për këtë Huayra BC, që është vetëm një në gjashtë të tilla që kanë dalë nga prodhimi.

Pritet që Pagani të bëjë publike edhe prapaskenat tjera, që tregojnë se si është realizuar reklama në tërësi. /Telegrafi/