Ministria e Financave në Qeverinë e Kosovës ka bërë të ditur se kanë shtuar masat e sigurisë në procedurat që bëhen gjatë transferit të mjeteve financiare nga Thesari i Kosovës.
Këto masa të shtuara të sigurisë vinë pas një transferi të paautorizuar në vlerë të mbi 2 milionë eurove, të bërë më 9 tetor nga një punonjës i Thesarit të Kosovës në një llogari bankare të një kompanie private.
Lulzim Krasniqi, këshilltar i ministres së Financave, Hykmete Bajrami, në një përgjigje me shkrim, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se janë rishikuar qasjet dhe autorizimet e stafit, duke shtuar nivelet e kontrollit dhe ndarë detyrat, në pajtim me udhëzimet profesionale.
Në bazë të këtyre udhëzimeve, ai thotë se aktualisht të gjitha proceset janë rikonfiguruar dhe e gjithë situata është nën kontroll të plotë dhe mjetet e buxhetit të Kosovës janë të sigurta.
Po ndryshohet struktura e transferit të mjeteve financiare
Në pyetjen se a do të ndryshojë struktura e transferit të mjeteve financiare të buxhetit të Kosovës pas këtij rasti, Krasniqi thotë se është hartuar një plan i veprimit dhe një strategji lidhur me këtë.
“Disa veprime tashmë janë ndërmarrë. Do të ndërmerren edhe veprime tjera brenda vitit dhe në periudhën afatmesme, veprimet do të rrisin edhe me tej nivelet e kontrollit dhe sigurisë së qasjeve. Kësaj i paraprijnë auditimi dhe analiza e proceseve, në përputhje me standardet më të larta të sigurisë”, thotë Krasniqi.
Përgjegjësitë dhe menaxhimi i mjeteve financiare, në faqen zyrtare të Ministrisë së Financave, në kuadër të se cilës funksionon Thesari i Kosovës, janë të publikuara në procedurat për menaxhimin e qasjes së përdorueseve në Sistemin Informativ të Menaxhimit të Financave të Kosovës, i quajtur me shkurtesën SIMFK.
Struktura e transferit të mjeteve financiare të buxhetit të Kosovës, sipas rregulloreve është e shpërndarë në disa zyrtarë, me hallka të shumta të kontrollit, kurse ka zyrtarë që kanë kompetenca më specifike.
Në këtë sistem, përveç punonjësve të Thesarit, të drejtë të qasjes kanë edhe punonjës të organizatave buxhetore, që caktohen nga organizatat përkatëse, por vetëm pasi të kenë kaluar procesin e trajnimit dhe certifikimin për modulin përkatës.
Për ekspertin e çështjeve ekonomike, Safet Gërxhaliu ky rast po heshtet, dhe nuk po hetohet krimi financiar që ka ndodhur. Kjo heshtje dhe tentativa për të anashkaluar këtë problem, thotë Gërxhaliu, lë hapësirë që raste të tilla ka pasur edhe në të kaluarën dhe do të ketë edhe në të ardhmen.
“Është koha që në këtë drejtim të punohet jo vetëm nga prokuroria vendore, por të angazhohet ndonjë mekanizëm ndërkombëtar për hulumtim të krimit financiar, që të luftojë dukuritë e tilla. Në Kosovë çdo ditë ndodhin gjëra të papritur dhe në këtë mënyrë lënë në harresë dukuritë negative që ndodhin, siç ishte edhe rasti i transferimit të paligjshëm të 2 milionë eurove nga Thesari i Kosovës”, thotë ai.
Dy zyrtarë të suspenduar
Pas transferim të paautorizuar të mbi dy milionë eurove nga Thesari i Kosovës, komisioni disiplinor ka suspenduar dy zyrtarë të Thesarit në linjë vertikale të hierarkisë: zyrtarin/menaxherin e tavolinës ndihmëse dhe udhëheqësin e divizionit të menaxhimit të sistemit informativ të menaxhimit të financave.
Ndërkaq, sa u përket vendimeve tjera që do të merren në raport me zyrtarët apo përgjegjësit lidhur më këtë rast, Lulzim Krasniqi, këshilltar i ministres së Financave, Hykmete Bajrami tha se veprimet janë duke u analizuar dhe pas rezultateve të auditimit dhe hetimit, do të shqyrtohet nevoja për vendime tjera.
Partia Demokratike e Kosovës, ka kërkuar shkarkimin e ministres së Financave në Qeverinë e Kosovës, Hykmete Bajrami.
Ministrja Bajrami gjatë raportimit para Komisionit për Buxhet dhe Transfere pati deklaruar se nga 2.1 milionë euro të transferuara nga Thesari i Kosovës, zyrtarët kanë arritur të bllokojnë mbi 5,590 mijë euro nëpër xhirollogaritë ku janë transferuar paratë.
Deri më tani lidhur me këtë ngjarje, punëtori i Thesarit, Labinot Gruda dhe njëri nga pronarët e kompanisë LDA Group – kompani në të cilën u transferuan paratë – me inicialet K. SH, janë në paraburgim, ndërkaq, një person tjetër vazhdon të jetë në arrati. /REL/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga 26 Qershori, PrishtinaTicket shton dhe një destinacion të ri!
Shijo detin e krejt stinëve në “Holiday In 2”
Nga pushimet e punëtorëve e deri tek menaxhimi i inventarit - përmes AveHR mund t’i digjitalizoni Burimet Njerëzore
Nagip Krasniqi shkarkohet nga pozita e kryeshefit të KEK-ut
Mesazhet iraniane ulën çmimet e naftës në tregun botëror
Saktësi, efikasitet dhe rehati - Ultratingulli revolucionar SonoMax 9
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën