Dy kryetarët e Drenicës - në burg

Në mesin e të dënuarve është edhe kryetari i Komunës së Drenasit, Nexhat Demaku, i cili u dënua me tre vjet burgim.
Kryetarët e dy komunave të rajonit të Drenicës, përveç rajonit të përbashkët, e kanë edhe të njëjtin subjekt politik. Lushtaku dhe Demaku janë pjesë e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK).
Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka, ka deklaruar në media se kur vendimi i Gjykatës Themelore të Mitrovicës duhet të bëhet i plotfuqishëm - atëherë do të procedohen procedurat për zgjedhjet në komunën e Skenderajt.
“Pasi që aktvendimi të bëhet i plotfuqishëm, do t’i ndërmarrim hapat tanë”, ka thënë Daka.
Ndërsa, njohësi i çështjeve juridike në Kosovë, Riza Smaka, ka thënë se aktvendimi duhet ta marrë formën e prerë në mënyrë që të bëhet i plotfuqishëm.
“Juridikisht, pa e marrë aktvendimi formën përfundimtare, Lushtaku nuk konsiderohet se e ka vrarë dikë”, ka thënë Smaka.
Sipas tij, procesi i aktvendimit nuk është dashur që të zgjaste kaq shumë.
“Në rrethanat tona, të gjyqësorit kosovar, kjo do të vonojë sepse ka një numër të madh të lëndëve të papërfunduara dhe nuk i dihet kur i vhen radha kësaj lënde”, ka thënë ai.
Sipas Raportit të Progresit në Kosovë janë më shumë se 437 mijë lëndë gjyqësore të papërfunduara. /Telegrafi/





















































