LAJMI I FUNDIT:

Dy javë nga vdekja e 6-vjeçares Jana nga Manastiri, ende nuk ka rezultate të autopsisë

Dy javë nga vdekja e 6-vjeçares Jana nga Manastiri, ende nuk ka rezultate të autopsisë

Kanë kaluar dy javë nga vdekja e gjashtë vjeçares Jana, e cila ndërroi jetë në spitalin e Manastirtit, mirëpo ende nuk ka rezultate nga autopsia. Ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti, thotë se presin që Prokuroria në një kohë të shkurtër të kërkojë raportin.

“Po pres raportin nga autopsia, kjo nuk varet nga ne, varet nga Mjekësia ligjore. Për kohë të shkurt prokuroria duhet ta kërkoj raportin dhe më pas do ta dorëzojnë”, tha Fatmir Mexhiti – ministër i Shëndetësisë.


Prindërit e voglushes ndonëse të tronditur nga humbja e saj, të pyetur nga mjekët a duan obduksion, kishin thënë se po. Atajanë shprehur se dyshojnë në lëshim gjatë trajtimit të bijës së tyre.

“Nuk mundem ta shpëtojmë Janën, kishim një rast të këtillë para pak kohësh te një fëmijë dy vjeçar, ky është një virus… u munduan të na inkurajojnë, se ka vdekur edhe një dy vjeçar. A doni obduksion? Po duam obduksion u thash, se vajza shëndosh na iku, ne të tronditur e këndej obduksioni. Mirë thanë do ta bëjmë, për dy orë ju thërrasim ta merrni fëmijën”, tha prindi e Janës.

Pas Inspektoratit Sanitar dhe Shëndetësor edhe nga Ministria e Shëndetësisë informuan se Komisioni për Mbikëqyrje Profesionale nuk ka gjetur asnjë parregullsi në trajtimin mjekësorë të Janës 6 vjeçe. Nga MSH thonë se sipas anamnezës, rezulton se Jana kishte qenë e infektuar me Covid-19, gjashtë muaj më parë.

“Nga anamneza, ka të dhëna se ajo ishte infektuar me Covid gjashtë muaj më parë. Pas analizave laboratorike, gjetjet treguan për një reaksion inflamator muskulor me vlera të ngritura të kreatinë kinazës dhe kreatinë kinazës MB, në kuadër të një infeksioni viral që ka prekur edhe muskulin e zemrës me një vlerë të ngritur të enzimës kardiake-troponin”, deklarojnë nga Ministria e Shëndetësisë.

Ndryshe Jana gjashtë vjeçare ndërroi jetë më 22 mars pasi kishte marrë infuzion në Spitalin klinik në Manastir. Sipas deklaratave të prindërve, sheqeri i saj u rrit nga 9 në 19 njësi dhe aty situata u ndërlikua, që çoi në vdekjen e vajzës./TV21/

Në trend Lajme

Më shumë
Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri

Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri

Drejtësi
Protestuesit hyjnë në Kuvend me pankarta për të drejtën e votës së emigrantëve, hedhin letra drejt deputetëve

Protestuesit hyjnë në Kuvend me pankarta për të drejtën e votës së emigrantëve, hedhin letra drejt deputetëve

Lajme
Siljanovska: Nuk do t'i largojë tabelat Maqedonia e Veriut, dhe do ta përdor vetëm Maqedonia

Siljanovska: Nuk do t'i largojë tabelat Maqedonia e Veriut, dhe do ta përdor vetëm Maqedonia

Politikë
Mentor Latifi emërohet ambasador i Kosovës në Zvicër

Mentor Latifi emërohet ambasador i Kosovës në Zvicër

Lajme
A po kushtëzohet anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës me themelimin e Asociacionit?

A po kushtëzohet anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës me themelimin e Asociacionit?

Elfije Boletini
Aktivisti i Luginës, Muharrem Salihu kandidati i parë nga Italia për zgjedhjet në Parlamentin Evropian

Aktivisti i Luginës, Muharrem Salihu kandidati i parë nga Italia për zgjedhjet në Parlamentin Evropian

Lugina
Kalo në kategori