Dy gjuetarë nga Maqedonia do t'i zë haku i maltretimit të shqiponjës që e kapën të gjallë. Pasi e kapën ata u fotografuan me shqiponjën e cila është shpend i rallë në Maqedoni, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Pas publikimit të fotografisë në Facebook, dy gjuetarët janë përballë me akuza të rënda nga miqtë por edhe nga disa organizata për mbrojtjen e të drejtave të kafshëve.


Suri Gold 1

Suri Gold 2

Organizata më e zënshme ka qenë ''Macedonian Owl Trust'' e cila e ka paraqitur rastin në polici dhe ka kërkuar dënime drakonike për dy gjuetarët që e kapën, e maltretuan dhe u fotografuan me shqiponjën e tipit ''Suri e artë''

Nuk dihet se si e kanë kapur këtë shqiponjë por shqiponja është kapur e gjallë.

Ende nuk ka ndonjë përgjigje nga autoritetet./Telegrafi/