LAJMI I FUNDIT:

Dy gjigantë botëror sjellin shumë mundësi të reja të punës në Kosovë

Dy gjigantë botëror sjellin shumë mundësi të reja të punës në Kosovë

Gjiganti më i madh botëror dhe lideri numër një në industrinë e BPO (Business Process Outsourcing) “Teleperformance” po hyn fuqishëm në tregun e Kosovës. “SKY Germany” është klienti i parë të cilit do t’i ofrohen shërbimet nga Kosova, kompani kjo e mirënjohur botërore e telekomunikimit dhe transmetimit televiziv.

“Teleperformance” është e pranishme në 65 shtete, me 75 gjuhë në mbarë botën, me më shumë se 190,000 të punësuar në fushën e shërbimit të klientëve. Vetëm dega e “Teleperformance Albania” ka më shumë se 2,200 të punësuar dhe për vite me rradhë zgjedhet si punëdhënësi i preferuar.

“Teleperformance” globalisht njihet për kushtet shumë të mira të punës, stabilitetin në punë dhe strategjitë e zhvillimit të punëtorëve.

Kompania vendore e burimeve njerëzore “HumanPower” është partner ekskluziv që do ta menaxhojë procesin e rekrutimit për “Teleperformance”.

Nëse keni njohuri të avancuara të gjuhës gjermane, “Teleperformance” ju mirëpret të bëheni pjesë e suksesit.

Apliko këtu për punë: http://people.humanpowerks.com/job-list?id=285