Dy filmat e tij nuk fituan mbështetje nga QKK, Naser Rafuna reagon i zhgënjyer ndaj kryeministrit Kurti dhe pushtetit: Na premtuan drejtësi, por vetëm e trashën kapjen

Aktori dhe skenaristi i njohur Naser Rafuna ka shpërthyer në një reagim të gjatë e të thellë kritik përmes një statusi në Facebook, duke shprehur zhgënjimin e tij të thellë ndaj Qendrës Kinematografike të Kosovës (QKK) dhe mënyrës së ndarjes së fondeve për filmat artistikë.
Ai ka treguar se këtë javë ka aplikuar sërish në QKK me dy skenarë për filma të metrazhit të gjatë – duke theksuar se edhe në të kaluarën kishte aplikuar me projekte shumë serioze, përfshirë skenarë nga fitues të çmimit Oscar dhe regjisorë të njohur ndërkombëtarisht, por pa sukses. “Nuk kam fituar asnjëherë”, shkruan ai, duke shtuar se edhe këtë herë nuk pret të fitojë.
Rafuna akuzon hapur institucionin se proceset nuk janë të drejta dhe transparente. Ai ngre dyshime të forta mbi mënyrën se si shtyhen afatet e konkurseve – sipas tij, për t’u përshtatur me aplikantë të caktuar që nuk janë gati me dokumentacion apo që duhet të fitojnë dy herë brenda vitit. Ai përmend edhe raste ku bashkëpunëtorë të anëtarëve të jurisë apo njerëz që dikur kanë qenë pjesë e QKK-së përfitojnë në mënyrë të dyshimtë.
“Kam pasë një ndjenjë që me ardhjen e Albinit me shokët e VV-së do të sqarohej mjegulla e korrupsionit, do të digjeshin urat e klaneve kulturore”, shkruan Rafuna. Por ai e përshkruan realitetin si një “rrëfim i ndalur mes dy kapitujsh”, ku shpresa ka mbetur në letër, ndërsa klanet dhe lidhjet e vjetra janë forcuar edhe më shumë.
Rafuna shprehet se Ministria e Kulturës është shndërruar në një “fondacion të OJQ-ve” dhe rrugë furnizimi për të afërm të njerëzve me ndikim, dhe se drejtësia që u premtua kurrë nuk erdhi. “Na udhëheq përmes një labirinti dhuratash të pangopura, pa transparencë e drejtësi”, shkruan ai.
Ky është statusi i tij i plotë në llogarinë e tij zyrtare në Facebook:
Në këtë javë që po e lëmë , aplikova në QKK -Qendrën Kinematografike të Kosovës me dy skenare për film të metrazhit të gjatë . Kam aplikuar në të kaluarën edhe me skenar të fituesit të Oscar's , kam aplikuar edhe me regjisor të huaj që ka fituar në Cannes...sivjet në muajin janar , aplikova me dy skenare tjera për film artistik të metrazhit të gjatë por nuk fitova, në fakt skam fituar asnjëherë, ndërsa në këtë javë në konkursin e QKK-së ,prapë aplikova me dy skenare tjerë me skenar të filmit artistik të metrazhit të gjatë dhe e di se nuk do të fitoj. S'mundësh me fitu në një konkurs që i shtyhet afati për arsye se, ata që janë përcaktuar të fitojnë , nuk kishin gati dokumentacionin me kohë, nuk ishin gati producentët që duhet të fitojnë dy herë brenda një viti, apo edhe për ata që dikur ishin pjesë e QKK-së, shtyhet afati edhe për aplikuesit -bashkëpunëtorët e anëtarëve të jurisë e kështu me rradhë e me rradhë. Kam pasë një ndjenjë , që me ardhjen e Albinit me shokët e VV-së ,pra me ardhjen e erërave të reja politike ,do të sqarohej mjegulla e korrupsionit, do të digjeshin urat e klaneve kulturore. Por realiteti është si një rrëfim i ndalur mes dy kapitujsh: faqe të bardha shprese që presin ngjyrat e ndryshimit, por ngjyrat mbeten në kapak, të pandryshuara në një pikturë të njëjtë. Është për lakmi, gjë që se kemi parë te pararendësit e tij, ku për çdo pjesëmarrje të ngjarjeve kulturore ,si një kompozitor i fjalëve, kryeministri ynë di të orkestrojë fjalët me të njëjtin virtuozitet që Rembranti fton dritën në pikturë, Bergmani ngadalëson kohën në film, apo Rahmaninovi ndez simfoninë e shpirtit. Çdo premierë, çdo koncert, çdo ekspozitë bëhet skenë madhështore , kur ai vlerëson vargje kritike e 'celebrative' që do t’ia kishte zili edhe Fernando Pesoa, ku në këto portrete artistike të madhërishëme, pikturon me pompozitet nëpër rrjetet e tija sociale,sa bukur. Pikturon bukur me fjalë , pa gabime drejtshkrimore, sikur një filolog që do të ia kishte lakmi edhe Çabej, por asnjëherë nuk skicoj një imazh të vërtetë të Ministrisë së Kulturës e shndërruar tash në fondacion të OJQ-ve apo rrugë furnizimi përmes institucioneve vartëse të kësaj ministrie për të afërm, të cekur si më lartë. Nuk ka nevojë kryeministri ynë në detyrë për t'i studiuar definicionet e Zhak Derridas apo Zhille Deleuze's që t'i kuptoj të saktë çka po ndodhë me kulturën në vend, apo si shkepen fondet për të , më saktësisht. Do të donin ta shihnin siç sheh ai, ç’pamje kap syri i tij, për lakmi… fort kishim dashur të ishte siç sheh …prapë fort kishim dashur të ishte. Por, … Ky pushtet na premtuan rrugë drejt lirisë kulturore; por, në vend të kësaj, na udhëheq përmes një labirinti dhuratash të pangopura pa transparencë, pa drejtësi . E kapën QKK-në edhe këta përmes të deleguarës së vet, udhëheqëses së këtij institucioni, na premtuan se do ta ckapin shtetin, ua lanë në dorë atyre që e kishin kapur prej vitesh këtë institucion e përkundrazi, ua forcuan edhe më lidhjen. Kështu,besimi ynë që patëm në këtë udhëheqje, kthehet në tentativë të verbër për të gjetur dritën e vërtetë në mes hijeve të conveniencës politike , që as nuk e duam e as nuk na intereson. Na intereson vetëm kultura, arti, teatri, filmi posaqërisht tema e shkrimit - QKK-ja dhe asgjë tjetër. Nuk fituam në këtë konkurs kur nuk ishit , krejt i dijmë padrejtësinë edhepse i heshti pushteti i ri, pushtet që ju sollëm për të vënë rregull, na e “ trashët zullumin”. Nuk kemi nevojë për mëshirë e as për lutje, përpos drejtësisë. E drejtësia do të rezultoj sipas asaj që është thënë më lartë: do të fitojnë ata, për cfarë është shtyer konkursi… Kemi shpresu në drejtësi- jo në “trashje të kapjes” i nderuari Albin Kurti e Hajrulla Çeku me shokët dhe shoqen. P.S.: ky shkrim mund te publikohet në portale pa asnje ndryshim. /Telegrafi/





























































