LAJMI I FUNDIT:

Dy fëmijët e lënduar nga aksidenti në rrugën Prishtinë – Podujevë janë në gjendje stabile

Dy fëmijët e lënduar nga aksidenti në rrugën Prishtinë – Podujevë janë në gjendje stabile
Foto: Arkiv

Dy persona, burrë e grua,  kanë mbetur të vdekur, kurse dy fëmijët e tyre janë lënduar në aksidentin e komunikacionit që ndodhi mëngjesin e sotëm në magjistralen Prishtinë – Podujevë. Gjendja shëndetësore e fëmijëve është stabile.

Aksidenti ka ndodhur në mes një veture me targa të huaja dhe një autobusi në orët e para të ditës së sotme, rreth orës 04:40.


Drejtorin e Emergjencës në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, Naser Syla ku janë të shtruar fëmijët e lënduar, ka treguar se fëmijët kanë pësuar lëndime trupore në kokë dhe në gjoks.

“Gjendja është e njëjtë, kanë lëndime ne kokë dhe në gjoks”, ka thënë shkurt Syla, raporton Kallxo.com.

Më herët ai për media kishte deklaruar se gjendja e fëmijëve është stabile.

Aksident i rëndë në rrugën Prishtinë-Podujevë, dy të vdekur dhe dy të lënduar
Lexo po ashtu Aksident i rëndë në rrugën Prishtinë-Podujevë, dy të vdekur dhe dy të lënduar

Familja Sopaj e Malishevës humbi sot dy anëtarë të familjes, Shemsedin dhe Mervete Sopaj, të cilët pësuan në një aksident trafiku në magjistralen Podujevë-Prishtinë, derisa po vinin nga Sllovenia për pushime në Kosovë.

Aksidenti tragjik ka ndodhur në fshatin Siboc të Podujevës, ku një autobus i kompanisë ‘Dita’ ishte ndalur në rrugë për shkak të një defekti. Në të ishte përplasur vetura e tipit Audi, e cila drejtohej nga i ndjeri Shemsedin Sopaj.

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, i shpreh ngushëllime familjes, për humbjen e madhe.

“Sot në orët e para të mëngjesit, morën lajmin dhimbshëm për aksidentin me fatalitet, ku kanë humbur jetën dy qytetarë tanë.  E nderuara familje Sopaj, pranoni ngushëllimet më të thella në emër të Komunës së Malishevës dhe në emër timin personal. Është humbje e madhe për të gjithë dhe ndajmë dhimbjen bashkë me ju në këto momente të vështira për ju si familje dhe për të gjithë Komunën e Malishevës”, ka thënë Kastrati.

Kryetari Kastrati dhe drejtori për shëndetësi, Hajdin Berisha, i kanë vizituar sot në SHSKUK edhe dy fëmijët e lënduar të kësaj familje, për tu njoftuar nga afër me gjendjen e tyre, si dhe ju kanë ofruar familjarëve mbështetjen e plotë të komunës.

Po ashtu i kanë falënderuar edhe mjekët, të cilët po i trajtojnë të lënduarit.

Për rastin tragjik ka reaguar edhe kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, i cili ka thënë se janë të tronditur nga ky lajm, derisa u ka shprehur ngushëllime familjarëve, miqve e të afërmve të viktimave. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Siguri
Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Siguri
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Lajme
Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Siguri
Kalo në kategori