Dy F-35 të NATO-s ngriten në ajër për "të kapur" një aeroplan spiun rus pranë Norvegjisë

Dy aeroplanë F-35 të NATO-s u ngritën në ajër për të kapur një aeroplan spiun rus pranë Norvegjisë.
Aeroplanët luftarakë, nga Alarmi i Reagimit të Shpejtë i NATO-s, identifikuan një IL-20 COOT-A që fluturonte në hapësirën ajrore ndërkombëtare mbi Finnmark.
Komanda Ajrore e NATO-s konfirmoi reagimin në një postim në X sot, duke ndarë një imazh të aeroplanit rus.
✈️ Two F-35s from NATO’s Quick Reaction Alert (QRA) at Evenes 🇳🇴 scrambled yesterday – the first live mission directed by the new CAOC Bodø.
The jets identified a 🇷🇺 IL-20 COOT-A intelligence aircraft flying in international airspace north of Finnmark 🇳🇴 pic.twitter.com/O6cuPzXC9q
— NATO Air Command (@NATO_AIRCOM) October 16, 2025
Ndryshe, ndërhyrja e aeroplanit vjen në mes të një rritjeje të provokimeve ruse në të gjithë Evropën.
Disa udhëheqës botërorë dhe ekspertë të sigurisë i kanë bërë thirrje NATO-s të ndjekë një qasje të ashpër ndaj ndërhyrjeve ruse në hapësirën e saj ajrore.
Presidenti i Letonisë , Edgars Rinkevics, tha se ishte koha për një ndryshim në qasje nga 'policimi ajror' në 'mbrojtje ajrore' të plotë.
Një komandant i NATO-s muajin e kaluar tha se organizata së shpejti mund ta bëjë më të lehtë për vendet që të rrëzojnë aeroplanët rusë . /Telegrafi/


































