LAJMI I FUNDIT:

Dy ditë me radhë Gjimnazi i Tetovës pa rrymë elektrike, nxënësit nuk mbajnë mësim

Dy ditë me radhë Gjimnazi i Tetovës pa rrymë elektrike, nxënësit nuk mbajnë mësim

Shkolla e mesme “Kiril Pejçinoviq” në Tetovë për të dytën ditë ka mbetur pa energji elektrike, si pasojë nxënësit nuk kanë ngrohje dhe nuk mbajnë mësim.

Sipas informacioneve të prindërve të nxënësve, ditën e djeshme është ndërprerë furnizimi me energji elektrike dhe problemi po haset edhe në godinën qendrore, si dhe në godinën e njohur si “Mjekësia e Vjetër”, përcjell Telegrafi Maqedoni.


“Nuk ka rrymë, prandaj nuk ka ngrohje në shkolla. Që nga dje është ndërprerë rryma, kështu që fëmijët u kthyen në shtëpi më herët. Ata sot në ndërrimin e parë janë nisur për mësim, por janë kthyer sërish në shtëpi pasi nuk kanë kushte për të vijuar mësimin”, bëjnë të ditur prindërit e nxënësve në gjimnazin e Tetovës.

Drejtoresha Teuta Lala informoi sot se furnizimi me energji elektrike është ndërprerë nga kompania e shpërndarjes së energjisë elektrike për shkak të një borxhi të papaguar. Që nga korriku i vitit 2023, shkolla e mesme “Kiril Pejçinoviq” është nën autoritetin e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës.

“Energjia nuk është paguar sepse shkolla e mesme ka borxhe, ndaj mjetet që na vijnë nga Ministria e Arsimit i marrin përmbaruesit. Për shtatë muajt e parë të këtij viti, sipas njohurive të mia, fondet tona kanë mbetur në komunë dhe prandaj kemi borxhe. Drejtpërsëdrejti kam kërkuar nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës që të gjejë një zgjidhje për problemin”, informoi drejtoresha Teuta Lalla.

Nga Sektori për veprimtari publike në Komunën e Tetovës bëjnë të ditur se nuk kanë kompetencë të flasin për shkollën e mesme për shkak të revokimit të kredencialeve. Në gjimnazin “Kiril Pejcinoviq” vijojnë mësimin 1300 nxënës./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Lajme
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

Siguri
Kalo në kategori