Futbollistët e famshëm, Karim Adeyemi dhe Emre Can, bëhet e ditur se kanë ardhur për vizitë në Kosovë.

Kështu ka njoftuar kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, në një postim të shpërndarë në rrjete sociale.


Ai thekson se ka takuar dy yjet e Borussia Dortmundit në aeroportin e Prishtinës.

"Me dy yjet e futbollit të Borusia - Dortmund dhe Gjermanisë, me kapitenin Emre Can dhe dhëndrin e Kosovës, Karim Adeyemi".

I njëjti tutje shtoi: “Rastësisht u takuam në aeroportin e Prishtinës, me dy yje të futbollit dhe miq të Kosovës. Kosova është e madhe për miq”.

Karim tashmë dihet se po shijon një romancë dashurie me reperen Loredana Zefi, e cila me origjinë është nga Ferizaji.

Adeyemi dhe Can para dy ditësh ishin pjesë e finales së Ligës së Kampionëve, ku u mposhtën nga Real Madridi me rezultat 2-0. /Telegrafi/

Screenshot 27 1 Foto: Screenshot/Instagram