LAJMI I FUNDIT:

Dy ditë para zgjedhjeve, Selimi takohet me Lumezin: Mashtrimi në votime dënohet me 5 vjet burgim

Dy ditë para zgjedhjeve, Selimi takohet me Lumezin: Mashtrimi në votime dënohet me 5 vjet burgim

Ministri në detyrë i Drejtësisë, Selim Selimi ka takuar sot kryeprokurorin e shteti, Aleksandër Lumezi.

Selimi përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se ky takim është bërë pak para ditës finale të zgjedhjeve.


“Pak para ditës finale të zgjedhjeve takova Kryeprokurorin e shtetit, z. Aleksandër Lumezi, i cili bashkë me institucionin që drejton do jenë llupa e çdo parregullsie eventuale”, ka shkruar Selimi.

Postimi i plotë:

Pak para ditës finale të zgjedhjeve takova Kryeprokurorin e shtetit, z. Aleksandër Lumezi, i cili bashkë me institucionin që drejton do jenë llupa e çdo parregullsie eventuale. Komisionerët dhe vëzhguesit t’iu përmbahen principeve të administrimit të procesit të votimit dhe numërimit në mënyrë që të sigurojnë integritet të kutisë së votimit, duke garantuar proces transparent e kredibil, por poashtu që të mos bëhen pre e kryerjes së veprës penale të mashtrimit në votime, vepër kjo që është e dënueshme deri në pesë vjet burgim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Joseph: Supriza e KS-së ishte se Kosova dhe Rusia u pajtuan për rëndësinë e fushatës ajrore të NATO-s, Putin e ka hedhur Serbinë nën autobus

Joseph: Supriza e KS-së ishte se Kosova dhe Rusia u pajtuan për rëndësinë e fushatës ajrore të NATO-s, Putin e ka hedhur Serbinë nën autobus

Lajme
Këshilli i Etikës rekomandon pezullimin e punës së Xhevat Krasniqit nën dyshimin për ngacmim seksual

Këshilli i Etikës rekomandon pezullimin e punës së Xhevat Krasniqit nën dyshimin për ngacmim seksual

Lajme
Parlamenti Evropian miraton heqjen e vizave për shtetasit e Kosovës që kanë pasaporta të Serbisë

Parlamenti Evropian miraton heqjen e vizave për shtetasit e Kosovës që kanë pasaporta të Serbisë

Lajme
Një shqiptar humb jetën në një aksident trafiku në Itali

Një shqiptar humb jetën në një aksident trafiku në Itali

Kronika e Zezë
BE-së i kërkohet largimi i masave sanksionuese ndaj Kosovës, analistët tregojnë se çfarë ndodhë pas procesit që dështoi në veri

BE-së i kërkohet largimi i masave sanksionuese ndaj Kosovës, analistët tregojnë se çfarë ndodhë pas procesit që dështoi në veri

Mirjeta Hajzeraj
Kalo në kategori