LAJMI I FUNDIT:

Dy ditë festë automobilistike

Dy ditë festë automobilistike

Gjithçka është gati për ngjarjen më të madhe të vitit në  automobilizmin e Kosovës. Gjatë dy ditëve të fundjavës, në pistën në Sllatinë do të zhvillohet Drag Race 2017. Më tepër se 120 garues nga Kosova, Kroacia, Maqedonia, Serbia dhe shumë bashkatdhetarë tanë nga vende të ndryshme do të ofrojnë atraksione për dashamirët e automobilizmit, interesimi i të cilëve është i jashtëzakonshëm.

Federata e Auto Sportit e Kosovës në bashkëpunim me Auto Klubin Eurogoma RT i ka bërë të gjitha përgatitjet në mënyrë që gara të zhvillohet në mënyrën më të mirë të mundshme. Optimizmin nuk e fsheh as kryetari i FASK-ut, Ismet Rexhepi.


“Është bërë punë shumë e madhe. Jemi munduar që çdo detaj të jetë në rregull, natyrisht që rëndësinë më të madhe ta përqendrojmë në aspektin e sigurisë”, ka thënë Rexhepi, i cili më pas ka shtuar: “Kemi punuar shumë që, përveç garuesve, kushte të mira t’u ofrojmë edhe shikuesve, pastaj në sigurimin e parkingjeve të mjaftueshme”.

Numri një i FASK-ut, i cili në javët e fundit më tepër ka “banuar” në pistë se sa në shtëpi, thekson se Drag Race përveç karakterit garues ka edhe rol edukativ.

“Është koha e fundit të vetëdijësohemi. Ata që kanë dëshirë ta sfidojnë veten e tyre e kanë mundësinë që këtë ta bëjnë në vende të caktuara dhe në kushte sigurie dhe jo të rrezikojnë jetën e pjesëmarrësve në trafik, gjë që fatkeqësisht në kohët e fundit e kemi dëgjuar shumë herë”, është shprehur Rexhepi.

Deri të premten pas dite, përmes aplikimit online janë regjistruar 120 garues, por organizatori me gjasë do të vendosë që regjistrimi të vazhdojë edhe të shtunën.

Paraqitja në garë bëhet të shtunën nga ora 08:00 – 10:00, pastaj do të bëhet ndarja në klasa dhe më pas do të jenë vozitjet e lira (provuese), derisa të dielën janë  vozitjet zyrtare.

Përveç garave me vetura, të pranishmit do të argëtohen edhe nga ata që do të bëjnë drift, ndërsa kroati Matia Podrash është i ftuar special dhe do të demonstrojë akrobacione me motor, të papara deri më tani në vendin tonë.

Edhe sivjet koha do të matet nga ekipi profesionist AK Slavonia nga Kroacia.

Në trend Sport

Më shumë
Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro

Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro

La Liga
Ndryshojnë në mënyrë drastike shanset, superkompjuteri vjen me parashikim të ri për Ligën e Kampionëve

Ndryshojnë në mënyrë drastike shanset, superkompjuteri vjen me parashikim të ri për Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Shkëlqeu ndaj Man Cityt dhe në klub ende e duan, por veterani i Real Madridit ia ka kumtuar Perezit largimin për në fund të sezonit

Shkëlqeu ndaj Man Cityt dhe në klub ende e duan, por veterani i Real Madridit ia ka kumtuar Perezit largimin për në fund të sezonit

La Liga
Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Përfaqësueset
E ardhmja e Guardiolës tek Man City në dyshim – një emër i ri del favorit për ta zëvendësuar atë

E ardhmja e Guardiolës tek Man City në dyshim – një emër i ri del favorit për ta zëvendësuar atë

Premier League
Bëri mrekullinë me Stuttgart në Bundesligë, nipi i Uli Hoeness kandidat për stolin e Bayern Munich

Bëri mrekullinë me Stuttgart në Bundesligë, nipi i Uli Hoeness kandidat për stolin e Bayern Munich

Bundesliga
Kalo në kategori