LAJMI I FUNDIT:

Dy deputetët e AAK: Mungesa e gjërave elementare në Spitalin e Gjakovës s’ka arsyetim

Dy deputetët e AAK: Mungesa e gjërave elementare në Spitalin e Gjakovës s’ka arsyetim

Dy deputetët e AAK-së nga Gjakova, sonte kanë vizituar Spitalin Rajonal të Gjakovës, ku janë pritur nga drejtori i Shërbimeve Shëndetësore, Afrim Dërvishi, si dhe së bashku me kryetarin e Rahovecit, Smajl Latifi, kanë vizituar QKMF-në e Rahovecit.

Lekaj ka thënë se kjo kohë e vështirë për shkak të koronavirusit, kërkon profesionistë të mirë. Megjithatë ai ka shprehur një brengë, që buxheti i vitit 2020 nuk ka përfshirë edhe Ligjin për Paga, përmes të cilit rriten pagat e punonjësve shëndetësorë.


“Sonte bashkë me deputeten Haxhiu, vizituam Spitalin Rajonal të Gjakovës ku u pritëm nga Drejtori i Shërbimeve Shëndetësore Dr. Afrim Dërvishi, QKMF-në në Gjakovë, dhe me kryetarin Smajl Latfiti vizituam edhe QKMF-në në Rahovec. Kjo kohë e vështirë kërkon profesionistë të mirë. Ne besojmë shumë që ju jeni profesionistët e duhur në momentin e duhur. Kolegë të dashur, kur Kosova ka nevojë për Ju, Ju gjithmonë jeni në krye të detyrës. Projektligji për buxhetin e vitit 2020 fatkeqësisht nuk mendoi për ju. Prandaj e ftoj Qeverinë që urgjentisht të jetë më afër juve me pajisje mbrojtëse, sepse ju jeni vija e parë në front. Mungesa e pajisjeve elementare nuk ka arsyetim”, ka shkruar Lekaj.

Po ashtu, Lekaj u ka bërë thirrje qytetarëve që të respektohen rregullat që tashmë janë publike, përderisa ka inkurajuar punëtorët shëndetësorë në përballje me këtë virus.

“Qytetarë, ne mund të ndihmojmë duke respektuar rregullat që tashmë janë publike. Forca kolegë të dashur! Me ju do ja dalim! Lutemi për të gjithë të infektuarit. Pa panikë por me shumë KUJDES”, ka shkruar ai. /Telegrafi/\

Në trend Lajme

Më shumë
Taravari: Kemi dalje masive, shpresoj që vëzhguesit ta mbrojnë votën e çdo qytetari

Taravari: Kemi dalje masive, shpresoj që vëzhguesit ta mbrojnë votën e çdo qytetari

Politikë
Pasuria e profesorit të suspenduar Xhevat Krasniqi: Mbi 160 mijë euro para të gatshme, 150 mijë euro pasuri të paluajtshme

Pasuria e profesorit të suspenduar Xhevat Krasniqi: Mbi 160 mijë euro para të gatshme, 150 mijë euro pasuri të paluajtshme

Lajme
Llukarevska: Pendarovski shkon në raundin e dytë

Llukarevska: Pendarovski shkon në raundin e dytë

Politikë
O'Brien bisedon me Kurtin, SHBA pret përparim urgjent në themelimin e Asociacionit

O'Brien bisedon me Kurtin, SHBA pret përparim urgjent në themelimin e Asociacionit

Lajme
KSHZ jep detaje për përqindjen e daljes së votuesve deri në fund të procesit zgjedhor

KSHZ jep detaje për përqindjen e daljes së votuesve deri në fund të procesit zgjedhor

Politikë
Vdes një person në Pejë, dyshohet se u godit qëllimshëm nga vetura

Vdes një person në Pejë, dyshohet se u godit qëllimshëm nga vetura

Kronika e Zezë
Kalo në kategori