LAJMI I FUNDIT:

Dy arsyet më të forta se përse nuk duhet të bëni vetëvrasje

Dy arsyet më të forta se përse nuk duhet të bëni vetëvrasje
Foto: Ilustrim

Rreth një në 5,000 persona bën vetëvrasje çdo vit, ndërkaq një numër shumë i madh i njerëzve janë në periudha depresive dhe kanë mendime për ta kryer atë akt.

Por, vetëvrasja asnjëherë nuk është zgjidhje, e këtë jua vërteton edhe Dr. Jordan Peterson, transmeton Telegrafi.


Kur një person me depresion të thellë i ishte afruar dhe i kishte thënë: “Jam duke planifikuar të bëjë vetëvrasje së shpejti. Përse nuk duhet ta bëjë këtë?”, Peterson ishte ndalur, kishte menduar thellë dhe i kishte listuar katër arsye se përse nuk duhet ta bënte këtë.

1: Do t’i lini me pasoja njerëzit e dashur

“Mendoni si do të reagonte çdo njeri që ju njeh për vdekjen tuaj: anëtarët familjarë, miqtë, si do të ishte jeta e tyre pa ju në të?”, e kishte pyetur Peterson atë. “Me veprimin tuaj ju mund t’i torturoni ata në një mënyrë nga e cila nuk mund të shërohen asnjëherë më. Ju nuk mund ta rregulloni vetëvrasjen e dikujt. Ju ngecni me të. Çfarë nëse e fajësojnë veten? Ata mund ta jetojnë tërë jetën duke e fajësuar vetveten jo për çfarëdo vdekje, për vdekjen tuaj; vdekjen e dikujt që e kanë dashur shumë.

Unë kam pasur klientë të cilët asnjëherë nuk ishin shëruar nga vetëvrasja e një anëtari familjar. Dekada më vonë, ata ende janë duke e torturuar veten për atë ndodhi. Duke i dhënë fund jetës suaj, ju mund të jeni duke i dhënë fund edhe jetës së dikujt tjetër. Ju thjesht mund të jenë duke ia bartur të gjithë dhimbjen që jeni duke e ndjerë personave që i dashuroni. A është kjo ajo çfarë dëshironi?”

2: Ia keni borxh vetes – dhe familjes – për ta shikuar çdo alternativë tjetër të mundshme

Arsyeja e dytë është se me siguri nuk i keni analizuar të gjitha zgjidhjet e mundshme për problemet me të cilat jeni duke u ballafaquar. Imagjinoni nëse i jepni fund jetës tuaj, dhe zgjidhja të ishte shumë e lehtë. Kjo është shumë e mundshme. Eksplorojeni çdo alternativë tjetër – flisni me psikolog, provoni antidepresues, mbajeni veten të zënë, blini edhe një këlysh nëse është e nevojshme. Në plot kuptimin e fjalës, bëni çmos.  /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Shëndetësi
Kalo në kategori