Komisioneri i BE për Zgjerim e Negociata, Johannes Hahn thotë se është dëshpëruar shumë me deklaratat e disa liderëve në Ballkan. Hahn mendon se çmimin më të lartë mund të paguajnë vetë ata që i kanë shprehur këto ide.
“Dua të shpreh dëshpërimin tim, madje edhe zemërimin, me deklaratat e disa liderëve në rajon. Mesazhet e tilla mund të kuptohen si përzierje në punët e brendshme të vendeve të tjera dhe kanë për synim ndryshimin e kufijve, që nuk është e pranueshme”, theksoi Johannes Hahn.
Kjo është deklarata e parë konkrete në Bruksel, pas deklarimeve të disa politikanëve shqiptarë në Tiranë, Prishtinë dhe Bujanoc, të cilët e kanë kujtuar idenë e Shqipërisë së Madhe.
Edi Rama e ka shpjeguar qartë në intervistën e tij për mediat ndërkombëtare se “bashkimi i Kosovës dhe Shqipërisë nuk është diçka që ai do të dëshironte”.
Por në Serbi është komentuar në mënyrë selektive, vetëm pjesa ku ai flet për mundësinë e bashkimit të tyre, që ka shkaktuar një valë të madhe kritikash.
Në Beograd thuhet se idetë e tilla paraqesin “cënimin më të madh për paqen dhe stabilitetin në rajon” dhe “paralajmërojnë një luftë të re në Ballkan”, ku do të përfshiheshin edhe Mali i Zi dhe Maqedonia. Ndërkohë që kjo intervistë është injoruar pothuajse në tërësi në Shkup dhe Podgoricë.
Deklaratat e tilla të Hahnit janë bërë pas takimit në Bruksel me shefin e diplomacisë serbe, Ivica Daçiq, i cili në Beograd e ka kritikuar ashpër Ramën, ndërsa në Bruksel përpiqet t’i ulë tensionet. “Ballkani ka nevojë për interesa të përbashkëta dhe jo kthim në të kaluarën, hapjen e konflikteve dhe cënimin e paqes dhe stabilitetit”, tha ai në Bruksel.
Daçiq nuk harroi të përmendë se “edhe politikanët serbë mund të flasin për idenë që të gjithë serbët të jetojnë në një shtet të përbashkët dhe se kjo ka të bëjë me Republikën Srpska dhe serbët në Kroaci dhe Mali të Zi”.
Por shtoi se “idetë e tilla nuk do të na çonin përpara, por do të na kthenin në të kaluarën”.
Fjalët e Ramës dhe interpretimet
Përderisa ministri i Jashtëm serb Daçiq numëron kapitujt e hapur në negociatat me BE dhe flet për një “dinamikë të mirë” të këtij procesi, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama vlerëson se dyert e hapura të BE-së për anëtarësim, janë rruga e vetme që Ballkani Perëndimor të jetojë në paqe dhe të zhvillohet bashkëpunimi.
Në të kundërtën Rama paralajmëron se BE-në do të priste një “gjendje ankthi” dhe mundësia e “çmendjes” së Ballkanit. Paralajmërimet e Ramës janë një presion i drejtpërdrejtë në adresën e Brukselit.
Fakti që Shqipëria ka pritur pesë vjet të fitojë statusin e kandidatit për anëtarësim, nuk është pritur mirë në Tiranë. Deri më sot Shqipëria nuk ka hapur asnjë kapitull në negociata. BE dhe në radhë të parë Gjermania kërkojnë që para fillimit të negociatave të shënohet përparim në sundimin e ligjit në Shqipëri. Lista e kërkesave ndaj Tiranës është e gjatë – reforma në drejtësi, administratën publike dhe sistemin zgjedhor, luftimi i korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Gati paralelisht me Ramën, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, paralajmëroi autoritetet e BE se Kosova deri tani ka nënshkruar vetëm Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit dhe se për çdo marrëveshje tjetër kërkohet konsensusi mes vendeve të BE-së. Por ky konsenzus nuk ekziston dhe nuk dihet kur do të arrihet.
Në dokumentet e Brukselit thuhet se të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor kanë të hapur “perspektivën e integrimeve evropiane” (që do të thotë edhe mundësinë e anëtarësimin në BE), ndërsa për Kosovën thuhet se ajo ka “perspektivë evropiane”, që është një nocion shumë i gjerë.
Në kushtet e këtilla është shumë vështirë që nga Kosova të pritet një bashkëpunim konstruktiv në procesin e dialogut. Ndaj nuk është ndonjë befasi që presidenti i Kosovës ka folur gati njëkohësisht me kryeministrin e Shqipërisë për këto çështje, për të kapur “trenin e përbashkët” që çon drejt anëtarësimit në BE.
Një problem tjetër është që në Ballkan gati çdo vit kemi zgjedhje dhe se atje po përballemi me folklorin e retorikës nacionaliste.
Në Shqipëri do të ketë zgjedhje në qershor, ndërsa në Kosovë po flitet gjithnjë e më shumë për zgjedhjet e parakohshme.
Kush është fajtor?
Komisioneri Hahn ka hedhur poshtë mundësinë e presioneve dhe shantazheve ndaj Brukselit me fjalët se kjo mund t’u kthehet vendeve të Ballkanit si bumerang.
Ai thotë se vendet e Ballkanit duhet të përqendrohen tek reformat dhe jo deklaratat nxitëse. Por ai pranon se edhe BE është fajtore për gjendjen në “oborrin e saj”.
Së fundi Brukseli ka rikthyer vëmendjen drejt Ballkanit. Por duket se kjo ka ndikuar negativisht në rajon.
Ballkani është rivendosur në epiqendër për shkak të tensioneve në Maqedoni dhe mosmarrëveshjeve të shumta mes Prishtinës dhe Beogradit. Këto raporte po shndërrohen në një temë të pashmangshme mes BE dhe Ballkanit Perëndimor.
Por fakt është që edhe dy dekada nga përfundimi i konflikteve të përgjakshme në Ballkan, çështja e paqes dhe stabilitetit mbeten dy temat më të rëndësishme për njerëzit atje. /DW/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet
Dashtevski: Jemi të përgatitur për zgjedhjet, rezultatet e para do të shpallen para mesnate
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin
“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit