Samiti i Berlinit përfundoi pa arritur një emërues të përbashkët për zgjidhjen e konfliktit mes Kosovës e Serbisë. Angela Merkel dhe presidenti francez Emmanuel Macron ishin shprehur se nuk donin të impononin një zgjidhje.
Kur presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, erdhi te Porta e Brandenburgut për të dhënë deklaratën pas samitit, gazetarët kishin dy orë që po prisnin duke u dridhur në temperaturat dimërore të kryeqytetit gjerman.
Vonesa prej gati dy orësh kishte të bënte kryesisht edhe me përpjekjet e pasuksesshme të kryesisë gjermano-franceze të samitit për të bindur liderët kosovarë për të hequr dorë nga tarifat doganore ndaj Serbisë. Nga pjesëmarrësit në takim mësohet se këmbëngulja e kryeministrit Ramush Haradinajt për të mos e bërë këtë hap, të cilin Serbia e ka vënë si parakusht për të rifilluar bisedimet e ngecura në vend, ishte pak zhgënjyese.
Zhgënjyes kishte qenë për delegacionin kosovar edhe këmbëngulja e Francës për të mos liberalizuar regjimin e vizave ndaj Kosovës. Thaçi e shprehu këtë zhgënjim edhe para gazetarëve: “Edhe sonte kishte paqartësi rreth këtij procesi. Është diskriminim dhe ndëshkim për Kosovën”, deklaroi Thaçi.
Sipas burimeve të DW nga pjesëmarrës në takim, presidenti Macron e kishte argumentuar mosmiratimin e heqjes së regjimit të vizave me përvojën e keqe të Francës pas liberalizimit të vizave me Shqipërinë dhe Gjeorgjinë, ku u shtua si numri i migrantëve të parregullt ashtu edhe i kriminalitetit nga këto vende. Nisur nga fushata elektorale aktuale për zgjedhjet e parlamentit evropian, Macron kishte argumentuar se nëse ai do të hiqte vizat edhe për Kosovën, kjo do të ishte në favor të partisë djathtiste të Frontit Nacional.
Për Thaçin samiti – konfrontim i “rëndë”
Takimi i Berlinit, që u bë nën kryesinë franko-gjermane, sipas presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, nuk arriti të gjente një emërues të përbashkët. Së paku në dy pikat që i interesonin Kosovës: liberalizimin e vizave dhe vijimin pa kushte të dialogut me Serbinë. Thaçi tha para gazetarëve në fund të samitit të vogël në Berlin se konfrontimi me palën serbe kishte qenë “i rëndë” për delegacionin e Kosovës, i cili përbëhej, veç tij edhe nga kryeministri Ramush Haradinaj dhe ministri i Jashtëm Behgjet Pacolli.
Sipas Thaçit, megjithë ndërhyrjen e kancelares Merkel, pala serbe, nuk kishte dashur të pranonte në asnjë mënyrë njohjen e Kosovës, parakusht ky i vënë nga Kosova për të hequr tarifat doganore. Po ashtu edhe Kosova kishte qëndruar në pozicionin e saj për të mos hequr dorë nga taksat doganore prej 100 për qind të vendosura ndaj Serbisë pas fushatës së saj kundër anëtarësimit të Kosovës në Interpol. Kancelarja Angela Merkel, para takimit, e kishte quajtur vënien e taksave “një zhvillim jo në drejtimin e duhur”.
Edhe presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq kishte thënë para mediave se samiti nuk solli asgjë të re. “Fjala e fundit e këtij samiti ishte që të vazhdojnë bisedimet në një format të ngushtë me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, Gjermanisë dhe Francës, në mënyrë që të gjendet një zgjidhje për të vazhduar dialogun”, ka deklaruar Vuçiq.
Në samitin e zhvilluar të hënën në mbrëmje në Berlin, Franca dhe Gjermania kishin ftuar liderë nga Ballkani Perëndimor, Sllovenia dhe Kroacia, për të shkëmbyer mendime për zgjidhjen e konflikteve të hapura. Fillimisht ishte parashikuar nënshkrimi i një dokumenti nga të gjithë pjesëmarrësit, por në fund të takimit zyra e shtypit e kancelares gjermane bëri publik vetëm konkluzionet e kryesisë së përbashkët franko-gjermane.
Fryma e dokumentit të publikuar gjatë natës është pozitive dhe përmban një gjuhë të përgjithshme. Sipas dokumentit në fjalë “Serbia dhe Kosova ranë dakord të vazhdojnë përpjekjet e tyre për të realizuar marrëveshjet ekzistuese dhe për t’u angazhuar konstruktivisht në dialogun e normalizimit të marrëdhënieve të ndërmjetësuar nga BE, me synim për të arritur një marrëveshje përfundimtare gjithëpërfshirëse”. Në dokument nuk përmenden as tarifat doganore ndaj Serbisë, e as propozimi për ndryshim kufijsh.
Në fillim të takimit kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti francez Emmanuel Macron ishin shprehur se nuk donin të impononin një zgjidhje, por zgjidhja do të duhet të sillte stabilitet në të gjithë rajonin: “Nuk mund të ketë marrëveshje, pasojat e të cilës mund t’i vuajnë vendet e tjera”, tha Merkel. Që të dy përmendën zgjidhjen e konfliktit të Maqedonisë së Veriut si shembull pozitiv. Sipas presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, megjithëse takimi i një formati të tillë nuk pati ndonjë sukses, ai do të vijojë ndoshta në format më të ngushtë, edhe në të ardhmen. Takimi i ardhshëm është parashikuar të bëhet në Paris në muajin korrik. Thaçi vetë ishte shprehur skeptik për zgjidhjen e konfliktit pa ndërmjetësimin e SHBA-ve. Qysh para takimit ai kishte thënë se “BE-ja është e dobët dhe se prej saj nuk mund të priten mrekulli”. /DW/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
VLEN: BDI është partia e parë e shqiptarëve që i largon shqiptarët nga partnerët e tyre strategjikë perëndimorë
“Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s”, ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri
Andoni: Urdhri i SHBA-ve kundër njerëzve me rekorde negative në Ballkan, një problem serioz për Berishën
31 vjet burgim efektiv, 6 me kusht dhe 171 mijë euro gjobë ndaj 11 të akuzuarve në rastin “Subvencionet 1”
Policia zbulon detaje nga rasti i vajzës që kërkoi ndihmë në Astir, në banesën ngjitur gjenden armë dhe gjurmë kokaine
Pranohen me shkrim deklaratat e dy dëshmitarëve në rastin e ish-krerëve të UÇK-së, do të merren në pyetje nga mbrojtja
Këto janë adresat e kutive postare në 23 shtete për votimin jashtë Kosovës
PZAP hedh poshtë ankesën e LVV-së për anulimin e certifikimit të Listës Serbe
Ramadani, ministrit Maqedonci: Publikoje letrën që ia keni dërguar komandantit të KFOR-it
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Anisa i del në krah Gjestit teksa thumbon produksionin: Duhet ta falënderojë Leon që e largoi prej një vendi ku gjërat po shihen tashmë
Gjesti fut dy produksionet në “sherr”- BBVK paralajmëruan se do të shfaqej rrëfimi i Gjestit, por më pas pendohen dhe e fshijnë
"Mos prek me dorë", tensionohet situata mes Gjestit dhe Gertit në Big Brother VIP Albania
Vrasja e Ramazan Matajt, flet babai i autorit: Djali im të marrë dënimin e merituar
Ish-fituesi i Big Brother qe inicoi idenë e Gjestit në BBVA tregon paraskenat e transferimit: Ishte i mërzitur, e gjetëm në hotel të dëshpëruar
Çfarë do të thotë kërcënimi i Donald Trump për të marrë kontrollin e Grenlandës për BE-në dhe NATO-n?