Sipas këtij koalicioni, në të dyja komunat prijnë kandidatët e Partisë Demokratike të Kosovës.

Gjithmonë sipas “Demokracia në Veprim”, në Prizren, Ramadan Muja i PDK-së ka fituar 53.1 % të votave, ndërsa kundërkandidati i tij nga LDK, Hanefi Muharremi ka fituar 46.9 % të votave.


Ndërsa në Lipjan, kandidati i PDK-së, Shukri Buja, ka marrë 53.6 % të votave, ndërsa ai i LDK-së, Imri Ahmeti, 46.4 %. /Telegrafi/