LAJMI I FUNDIT:

Duterte ia ka dalë sërish që të habisë të gjithë: Im bir është një horr (Video)

Duterte ia ka dalë sërish që të habisë të gjithë: Im bir është një horr (Video)

Presidenti i Filipineve, Rodrigo Duterte, i njohur për gjuhën e tij pa fre, ia ka dalë sërish që të habisë të gjithë pasi përdori një fjalim publik për të kritikuar djalin e tij që nuk dihej se ku ishte.

Ndihmësit e Dutertes pranuan për mediat se Sebastian Duterte, një serfist 29-vjeçar, nuk kishte kontaktuar prej një jave me familjen, përcjell tch. Mesa duket, Presidenti nuk ka duruar injorimin nga i biri dhe gjatë fjalimit sulmoi jetën e tij private duke e cilësuar atë një horr.


“Djali im më i ri është një horr. Prej ditësh nuk kthehet në shtëpi. Është për t’u habitur, sepse me fëmijët e tjerë nuk kam pasur asnjë problem”, deklaroi Duterte duke mos i kursyer fyerjet për të birin.

Pas fjalimit të tij, që habiti shumë njerëz, Sebastiani bëri një postim në Facebook ku i thoshte babait të tij të mos shqetësohej, pasi prej një javë qëndronte në shtëpinë tjetër të familjes.

Shumë filipinas kritikuan Presidentin që foli publikisht për çështje familjare, ndërsa duhet të merret me problemet e kombit.

Shumica e tyre thanë se me një baba të tillë, që njihet për komentet kontradiktore dhe që fut hundën kudo, s’është aspak e çuditshme që djali kërkon të zhduket e të mos bjerë në sy. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=BBmFurccNPI

Në trend Botë

Më shumë
Vera më e nxehtë ndonjëherë? Ekspertët zbulojnë se çfarë mund të ndodhë në Evropë në muajt e ardhshëm

Vera më e nxehtë ndonjëherë? Ekspertët zbulojnë se çfarë mund të ndodhë në Evropë në muajt e ardhshëm

Evropa
Publikohen imazhet e reja të bombarduesit të ri amerikan B-21 Raider, është i armatosur me armë bërthamore

Publikohen imazhet e reja të bombarduesit të ri amerikan B-21 Raider, është i armatosur me armë bërthamore

Amerika
Putin pretendonte se janë “më modernet”, por tanket ruse T-90 me lehtësi po shkatërrohen nga ukrainasit – pamje që e dëshmojnë

Putin pretendonte se janë “më modernet”, por tanket ruse T-90 me lehtësi po shkatërrohen nga ukrainasit – pamje që e dëshmojnë

Evropa
Netanyahu thotë se sulmet ajrore izraelite që vranë dhjetëra persona në Rafah ishin “gabime tragjike”

Netanyahu thotë se sulmet ajrore izraelite që vranë dhjetëra persona në Rafah ishin “gabime tragjike”

Azia
Një ‘rekord humbjesh ditore’ u mposht tri herë në dy javët e fundit teksa Rusia humbi gjysmë milioni trupa në Ukrainë - thotë Kievi

Një ‘rekord humbjesh ditore’ u mposht tri herë në dy javët e fundit teksa Rusia humbi gjysmë milioni trupa në Ukrainë - thotë Kievi

Botë
Shpërthime të fuqishme në qytetin e pushtuar ukrainas

Shpërthime të fuqishme në qytetin e pushtuar ukrainas

Evropa
Kalo në kategori