LAJMI I FUNDIT:

Dushi: Të ndërtojmë mekanizma lokal kundër dhunës në familje, të ngjashëm siç i kemi edhe në nivelin qendror

Dushi: Të ndërtojmë mekanizma lokal kundër dhunës në familje, të ngjashëm siç i kemi edhe në nivelin qendror

Zëvendësministri i Drejtësisë, njëherësh Koordinator Nacional Kundër Dhunës në Familje, z. Florian Dushi, ka marrë pjesë në një takim virtual të organizuar nga Ministria e Pushtetit Lokal, në kuadër të fushatës së “16 Ditëve të Aktivizmit kundër Dhunës me Bazë Gjinore”, që ka filluar më 25 nëntor në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave.

Gjatë këtij takimi është diskutuar për bashkëpunimin mes institucioneve qendrore dhe lokale, sa i përket dhunës në familje si : trajtimi i rasteve, ri-integrimi i viktimave të dhunës, mbështetja ekonomike dhe sociale e tyre, mbështetja e strehimoreve dhe mbështetja e legjislacionit etj.


Me këtë rast, zëvendësministri z. Dushi, tha se dhuna në familje gjatë vitit 2020 ka shënuar një rritje krahas vitit paraprak.

“Dhuna në familje ka shënuar një rritje të numrit këtë vit, krahas vitit paraprak. Është një rritje që nuk do ta vlerësoja alarmante në kuptimin e shifrave, pra kemi një rritje të lehtë në krahasim me vitin paraprak. Kjo sigurisht ka ardhur si rezultat i masave që qeveritë kanë ndërmarrë për ta parandaluar COVID- 19, e që është mbyllja totale dhe problemet ekonomike”, tha Dushi.

Zëvendësministri Dushi, tha se çështja e bashkëpunimit për të luftuar dhunën në familje, përfshirë këtu edhe dhunën ndaj vajzave dhe grave, duhet të shtrihet në disa nivele, duke përfshirë këtu edhe nivelin lokal.

“ Pra niveli lokal është më i afërt me familjet tona dhe shoqërinë tonë dhe është teje me rendësi. Andaj, ne kemi nisur në disa komuna të ndërtojmë mekanizma lokal kundër dhunës në familje të ngjashëm siç i kemi edhe në nivelin qendror”, deklaroi Dushi.

Ndër tjerash, zëvendësministri Dushi, foli edhe për bashkëpunimin institucional gjatë kohës së pandemisë për trajtimin e rasteve të dhunës në familje.

“ Policia, prokuroria, gjykata, mbrojtësit e viktimave, strehimoret, pavarësisht mbylljeve dhe masave që kanë çuar edhe në reduktimin e aktivitetet brenda institucioneve tona, duke punuar me staf esencial, në kohë reale kanë trajtuar gjitha rastet e dhunës në familje”, tregoi zëvendësministri Dushi.

Krejt në fund, zëvendësministri Dushi tha se Ministria e Drejtësisë, Zyra e Koordinatorit Nacional Kundër Dhunës në Familje, aktualisht janë duke punuar në Strategjinë Kombëtare për Mbrojtje nga Dhuna në Familje si dhe kanë dhënë mendim për adresimin e disa çështjeve në kuadër të Projektligjit për Mbrojtje nga Dhuna në Familje. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vuçiq për Kosovën: Vështirë për gjithçka, situata po bëhet gjithnjë e më e ndërlikuar

Vuçiq për Kosovën: Vështirë për gjithçka, situata po bëhet gjithnjë e më e ndërlikuar

Lajme
Diskutimi në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Bakoyannis: Kosova i ka përmbushur kërkesat për anëtarësim në KiE

Diskutimi në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Bakoyannis: Kosova i ka përmbushur kërkesat për anëtarësim në KiE

Lajme
Deputeti ukrainas mbështet anëtarësimin e Kosovës më KiE, e thotë në shqip: Kosova është Evropë

Deputeti ukrainas mbështet anëtarësimin e Kosovës më KiE, e thotë në shqip: Kosova është Evropë

Lajme
Deputetja spanjolle mbështet anëtarësimin e Kosovës në KiE, Ahedo: Anëtarësimi do të forconte të drejtat e njeriut

Deputetja spanjolle mbështet anëtarësimin e Kosovës në KiE, Ahedo: Anëtarësimi do të forconte të drejtat e njeriut

Lajme
Çfarë thuhet në aktakuzën e vitit 2021 ndaj të dyshuarit për vrasjen e gruas në Pejë?

Çfarë thuhet në aktakuzën e vitit 2021 ndaj të dyshuarit për vrasjen e gruas në Pejë?

Drejtësi
Sopjani: Pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit, Serbia e ka kuptuar që ata dronë që i posedojnë nuk janë të avancuar

Sopjani: Pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit, Serbia e ka kuptuar që ata dronë që i posedojnë nuk janë të avancuar

Siguri
Kalo në kategori