LAJMI I FUNDIT:

Dush i ftohtë për Netanyahun, Uashingtoni hedh poshtë planin izraelit për Gazën

Dush i ftohtë për Netanyahun, Uashingtoni hedh poshtë planin izraelit për Gazën

Edhe pse ai mund të ketë pritur që reagimet ndaj planit të ishin të ndryshme, kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu mori një dush të ftohtë nga Uashingtoni.

Të premten, kryeministri i Izraelit prezantoi planin e qeverisë për menaxhimin e Gazës pas luftës, ku paraqiti një sërë propozimesh të diskutueshme që palestinezët fillimisht i refuzuan.

Përveç palestinezëve, plani duket se nuk i ka shkuar mirë as Shteteve të Bashkuara të Amerikës, shkruan timesofisrael.


Një zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë tha se administrata e presidentit, Joe Biden ka qenë vazhdimisht e qartë me Izraelin për atë që do të dëshironte të shihte në Gaza pas përfundimit të luftës.

Çka shkruan në planin e parë të Netanyahut për Gazën dhe pse autoritetet palestineze e hodhën menjëherë poshtë
Lexo po ashtu Çka shkruan në planin e parë të Netanyahut për Gazën dhe pse autoritetet palestineze e hodhën menjëherë poshtë

Duke folur në një konferencë shtypi, zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, John Kirby, theksoi gjithashtu se populli palestinez duhet të ketë një zë përmes një Autoriteti Palestinez të rigjallëruar.

“Uashingtoni ka qenë i qartë për atë që duhet. Ne kemi thënë se Amerika nuk beson në zvogëlimin e Gazës dhe ne nuk duam të shohim ndonjë zhvendosje të detyruar të palestinezëve jashtë saj. Natyrisht nuk duam që Gaza të dominohet nga ata që e kanë qeverisur deri më tani Hamasi”, tha ai.

Ajo që tashmë dihet është se Uashingtoni avokon për reformën e shtetit palestinez që do të merrte përsipër administrimin e Gazës menjëherë pas luftës, të cilën e refuzoi Izraeli.

Komuniteti ndërkombëtar po përpiqet gjithashtu që Autoriteti Palestinez të fillojë të menaxhojë me Gazën duke qenë se ata tashmë kanë një infrastrukturë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Çfarë mineralesh ka Ukraina të cilat Trumpi po i do kaq shumë?

Çfarë mineralesh ka Ukraina të cilat Trumpi po i do kaq shumë?

Botë
Pamjet e Elon Musk duke ‘braktisur’ djalin e tij 4-vjeçar bëhen virale, por gjërat nuk janë ashtu siç duken

Pamjet e Elon Musk duke ‘braktisur’ djalin e tij 4-vjeçar bëhen virale, por gjërat nuk janë ashtu siç duken

Amerika
SHBA do t'i ofrojë Ukrainës marrëveshje për ndarjen e fondeve të sigurisë për burimet

SHBA do t'i ofrojë Ukrainës marrëveshje për ndarjen e fondeve të sigurisë për burimet

Evropa
Mbetjet e raketës së Musk bien në disa vende në Poloni, publikohen pamjet

Mbetjet e raketës së Musk bien në disa vende në Poloni, publikohen pamjet

Evropa
Macron nga Shtëpia e Bardhë: Marrëveshja e paqes me Rusinë nuk duhet të nënkuptojë dorëzimin e Ukrainës

Macron nga Shtëpia e Bardhë: Marrëveshja e paqes me Rusinë nuk duhet të nënkuptojë dorëzimin e Ukrainës

Botë
Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Evropa
Kalo në kategori