LAJMI I FUNDIT:

Durmishi: Të gjitha rrugët që menaxhohen nga ministria janë pastruar

Durmishi: Të gjitha rrugët që menaxhohen nga ministria janë pastruar

Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka njoftuar se të gjitha rrugët që menaxhohen nga ministria janë të pastruara.

Durmishi në profilin e tij në Facebook ka publikuar disa fotografi të rrugëve të pastruara, transmeton Telegrafi.


“Të gjitha rrugët që menaxhohen nga MMPHI janë të pastruara dhe në gjendje të mirë”, ka shkruar ai.

Ndryshe, Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se edhe sot do të bjerë borë në disa vende.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -3 deri -1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 0 deri 2 gradë Celsius. /Telegrafi/