LAJMI I FUNDIT:

Ish-pjesëtarët e UÇK-së, Durmish Gashi dhe Halil Çadraku ftohen nga Gjykata Speciale

Ish-pjesëtarët e UÇK-së, Durmish Gashi dhe Halil Çadraku ftohen nga Gjykata Speciale

Ish-pjesëtari i UÇK-së nga Fortesa e Rahovecit, Durmish Gashi, ka dhënë njoftimin se sot është ftuar nga Gjykata Speciale sikurse shumë të tjerë ish-luftëtarë.

Durmishi, nëpërmjet Facebook-ut, ka thënë ftesa e tij vjen në ditëlindjen e nipit të tij Andinit.


“Më vie keq që sot në vend të urimit për ditëlindjen e Andinit ( djalit të vëllait tim ) , më duhet të shkruaj këtë njoftim për ftesën e ardhur në emrin tim nga Gjykata Speciale për t’u intervistuar , ashtu siç pranuan e po pranojnë çdo ditë ftesa të tilla shumë bashkëluftëtar të UÇK- së”, ka thënë ai.

Ai është shprehur krenar për të kaluarën e tij në UÇK.

“Jam krenar që i takoj gjeneratës e cila gjithë jetën luftoi sundimin serb ndaj trojeve shqiptare , fillimisht në organizimet ilegale të kohës , e më pas i rreshtuar në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës në shtabin lokal të Fortesës , në Brigadën 124 “Gani Paçarizi” si dhe pranë Zonës Operative të Pashtrikut si zv. Komandant për ndërlidhje deri në përfundim të luftës. Shumë prejt tyre kanë rënë dëshmorë për liri e bashkim kombëtar , ashtu siç ishte edhe betimi i ushtarit të UÇK-së”, ka theksuar ai më tej.

Ai ka thënë se gjyqi është dashur t’u bëhej atyre që masakruan shqiptarë gjithandej në Kosovës, Rahovec e fshatra të Rahovecit.

“Do të duhej që shumë kohë më parë , gjyqi të iu bëhej atyre që vranë e masakruan me qindra e mijëra shqiptar të pafajshëm gjithandej në Kosovë por edhe në Rahovec , Fortesë , Krushë të Madhe,Celinë, Krushë të Vogël, Qëndresë , Hoqë e Vogël , Brestoc, Apterushë , Senoc ,Rudinë (Pastasel) , Ratkoc , Rogovë , Zatriq , Pataqan i Ulët dhe i Epërm e ky varg vazhdon në pafundësi. Ende kemi shumë të vrarë e të pagjetur nga kriminelët serb , por deri më tani nuk u dënua askush për krim , gjenocid dhe pastrim etnik nga forcat okupatore serbe . Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka qenë dhe do të mbetet krenaria e popullit tonë! Me respekt , Durmish F. Gashi”, ka shkruar në fund ai.

Gjithashtu ish-luftëtari i UÇK-së, Halil Çadraku, sot ka konfirmuar se është ftuari nga Gjykatës Speciale.

Kjo është bërë e ditur përmes një postimi në Facebook nga bashkëshortja e tij, Peka Gashi.

Përmes këtij postimi bëhet e ditur se Çadraku ishte gjykuar edhe nga UNMIK-u dhe EULEX-i.

“Gjithë jeta juaj ka qenë në shërbim të vendit. Çdo angazhim dhe përgjegjësi e keni kryer me nderë dhe krenari. Kam qenë, jam dhe do të jem përherë krenare me juve Eprorët dhe Shefat e mi. Halil Çadraku , ashtu siç dole faqebardhë në gjykimet e UNMIK-ut dhe EULEX-it, kështu do të dalësh edhe tani në Gjykatën Speciale, ftesën e së cilës e more sot. Lufta jonë ka qenë e pastër dhe e drejtë, këtë ju më së miri do ta dëshmoni. Do ta dëshmoni se urrejtja e armiqve dhe bashkëpunëtoreve të tyre ndaj SHIK-ut dhe ZKZ-së do të deklasohet dhe klasifikohet si urrejtje patologjike ndaj Luftëtarëve të Dritës dhe Lirisë. Ju, Luli dhe Fatosi i Luftës, do të dëshmoni se UÇK-ja ka dhe një emër, Liri”, ka shkruar ajo, njofton Telegrafi.

Në trend Lajme

Më shumë
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Kalo në kategori