LAJMI I FUNDIT:

Durllovski në Gjykatë: Nëse e kam ditur skenarin e 27 prillit, më dënoni

Durllovski në Gjykatë: Nëse e kam ditur skenarin e 27 prillit, më dënoni

Sot në Gjykatën Penale në Shkup është mbajtur seancë gjyqësore për ngjarjet e përgjakshme të 27 prillit në Kuvendin e Maqedonisë, në të cilën fjalët përfundimtare i kanë thënë disa nga të akuzuarit.

I akuzuari Igor Durllovski ka thënë se më 27 prill 2017 ka kënduar himnin e Maqedonisë dhe me djalin e tij është larguar për të shikuar hendboll në sallën “Jane Sandanski”. Ai tha se pasi ka parë në internet se qytetarët po mblidhen në Kuvend, është kthyer edhe ai, përcjell Telegrafi Maqedoni.


“Nëse për atë kam që kam qenë në Kuvend meritoj dënim ashtu siç thotë Prokuroria, atëherë më dënoni. Përveç pranisë sime atje, tjetër gjë nuk do të vërtetoni”, tha Durllovski.

Këngëtari i operës është i akuzuar se gjatë protestave të organizatës “Për Maqedoni të përbashkët” ka mbajtur fjalime nxitëse dhe ka protestuar për përfitime materiale.

Durllovski këtë e mohoi para gjykatës, duke thënë se ndjehet i ofenduar nga Prokuroria dhe se ato janë gënjeshtra dhe të pavërteta.

Pas Ligjit për amnisti të cilin e propozoi Qeveria dhe e miratoi Kuvendi, Durllovski tha se nuk do të kërkojë amnisti dhe se drejtësinë do ta kërkojë përmes gjykatave./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Për herë të parë sot mbahet seanca në objektin e Komunës së Zubin Potokut

Për herë të parë sot mbahet seanca në objektin e Komunës së Zubin Potokut

Lajme
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori