LAJMI I FUNDIT:

Durllovski: Ende mendohem rreth amnistisë

Durllovski: Ende mendohem rreth amnistisë

Igor Durllovski për Presing TV thotë se mendohet rreth asaj se a do të kërkojë amnsiti sipas ligjit që sapo u miratua.

I akuzuari për nxitjen e hyrjes së turmës në Kuvend më 27 prill në Kuvend vendimin përfundimtar do ta sjell të shtunë ose më voni të dielën, përcjell Telegrafi Maqedoni.


“Ende jam 50:50 a të kërkoj amnisti”, deklaroi Igor Durllovski.

Jane Çento dhe Igor Jug nuk do të kërkojnë amnisti
Lexo po ashtu Jane Çento dhe Igor Jug nuk do të kërkojnë amnisti

Këngëtari i operës është një nga organizatorët për protestat për “Maqedoni të përbashkët”, i cili është në mesin e 33 personave të akuzuar për terrorizëm për ngjarjet e Kuvendit më 27 prill vitin e kaluar.

Deputetët pardje, me 95 vota “për” edhe asnjë kundër, e miratuan Ligjin për amnisti./Telegrafi/