LAJMI I FUNDIT:

Shkup, takim koordinues për ajrin e ndotur

Shkup, takim koordinues për ajrin e ndotur

Ministri dhe zv.ministri i Ambientit Jetësor, Sadulla Duraku dhe Jani Makraduli, sot do të mbajnë takim me kryetarët e komunave të Shkupit për koordinimin dhe miratimin e aktiviteteve për uljen e ndotjes së ajrit në rajonin e Shkupit.

Në mbledhje do të prezantohet gjendja momentale, ingerencat ligjore, planet aktuale, përvojat e deritanishme dhe problemet, si dhe propozim-masat dhe rrugët për definimin e komunikimit të ardhshëm mes institucioneve kompetente, UNDP-së, Inspektoratit Shtetëror për Ambient Jetësor dhe Këshillit të Inspektorëve, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Në takim siç është paralajmëruar, do të marrin pjesë edhe përfaqësuesja e UNDP-së në Maqedoni, Luiza Winton dhe kryetari i Bashkisë së Shkupit, Petre Shilegov./Telegrafi/