LAJMI I FUNDIT:

Dumani: SPAK, rol të rëndësishëm për nxjerrjen e Shqipërisë nga lista gri e FATF

Dumani: SPAK, rol të rëndësishëm për nxjerrjen e Shqipërisë nga lista gri e FATF

Kreu i Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Altin Dumani deklaroi sot se “SPAK ka luajtur një rol të rëndësishëm për nxjerrjen e Shqipërisë nga lista gri e FATF në dhjetor të vitit 2023”.

Në seancën dëgjimore sot në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, Dumani tha se, “një nga arsye të këtij vendimi shumë pozitiv ka të bëjë me punën e SPAK, dhe citoj pjesë nga raporti, ‘me rritjen e numrit dhe përmirësimit të sofistikimit të konfiskimeve të pastrimit të parave’”.

Dumani u shpreh se, SPAK ka arritur të krijojë një besueshmëri me institucionet partnere në nivel rajonal dhe më gjerë.


“Tashmë, përfaqësuesit e DEA dhe të FBI janë atashuar pranë zyrave të SPAK për të koordinuar dhe asistuar më mirë hetimin dhe bashkëpunimin midis agjencive ligjzbatuese”, theksoi Dumani.

Ai nënvizoi se, “SPAK gjithashtu ka vendosur kontakte të drejtpërdrejta dhe me shtete të Amerikës Latine të cilët do të rrisin ndjeshëm forcimin e bashkëpunimit në hetimin e veprave penale në kuadër të krimit të organizuar”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Duda Balje vendos kushte: Japim votën për secilin kryeministër që formon komunën e boshnjakëve

Duda Balje vendos kushte: Japim votën për secilin kryeministër që formon komunën e boshnjakëve

Politikë
'80 vota s’i kanë asnjëra palë, as LVV me minoritetet', Hamza përmend presidentin, thotë se është proces i ndarë

'80 vota s’i kanë asnjëra palë, as LVV me minoritetet', Hamza përmend presidentin, thotë se është proces i ndarë

Politikë
Vrajsa në 1997 në Kuçovë, dënohen me burgim të përjetshëm Fran Marashi dhe dy anëtarët e tjerë të grupit

Vrajsa në 1997 në Kuçovë, dënohen me burgim të përjetshëm Fran Marashi dhe dy anëtarët e tjerë të grupit

Lajme
Abdixhiku thotë se as me opozitën nuk bashkëpunon pa postin e kryeministrit

Abdixhiku thotë se as me opozitën nuk bashkëpunon pa postin e kryeministrit

Lajme
​SHBA - Shqipëri, stërvitje e përbashkët me dronë në Zall-Herr

​SHBA - Shqipëri, stërvitje e përbashkët me dronë në Zall-Herr

Lajme
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
Kalo në kategori