LAJMI I FUNDIT:

Dukuria e trafikimit të fëmijëve

Trafikimi i fëmijëve është dukuri që kryhet nga rrjetet e krimit të organizuar për përfitime të mëdha materiale. Këto përfitime të grupeve të ndryshme kriminale janë kundërligjore. Është rrëqethëse është se dukuria e trafikimit të fëmijëve është prezente në gjithë botën, ku më shumë e ku më pak. Megjithkëtë, në shumicën e vendeve me traditë demokratike dhe sundim rendi dhe ligji, grupet të cilat merren me trafikim marrin dënimin e merituar.

Si dukuri, trafikimi i qenieve njerëzore është i njohur ndër shekuj, dhe format e trafikimit kanë evoluar, duke u bërë pjesë e rëndësishme e rrjetit të krimit për trafikim dhe për përfitime të shumta materiale. Dhe pjesa më e pambrojtur e shoqërisë e përdorur për trafikim janë fëmijët, të cilët trafikohen për qëllime të ndryshme. Në të shumtën e rasteve fëmijët detyrohen, përkundër vullnetit te tyre, të kryejnë punë amorale dhe të pandershme, të cilët detyrohen të jenë objekt i kënaqësive seksuale të personave të ndryshëm, me karrierë kriminale.


Mungesa e politikave degraduese dhe jo të drejta, me ekonomi shkatërruese, dhe mungesë humaniteti, mungesë ushqimi, varfëri ekstreme, çrregullime sociale, dhe ngarkesa psikologjike, punë të detyrueshme të dhunshme, arsimim jo cilësor, janë episode të tmerrshme të cilat në një farë mënyre çojnë në trafikim të fëmijëve, një plagë shumë e thellë që mund t’iu kanoset qytetarëve brenda shtetit ku jetojnë.

Shfrytëzimi i rrethanave të grupeve kriminale për trafikim të fëmijëve janë disa sosh: Varfëria, paqëndrueshmëria politike, papunësia, martesat e rreme, divorcet, dhuna në familje, niveli arsimor dhe shkatërrimi familjar, niveli i lartë i korrupsionit, sistemi i brishtë i drejtësisë, dhe dëshira e fëmijëve për një jetë më të mirë në vendet perëndimore.

Ndërsa kategoritë më të rrezikuara të fëmijëve të cilët atakohen nga trafikimi janë: Jetimët të mitur, ata që punojnë rrugëve në moshë të re, fëmijët e përfshirë në procesin e gjakmarrjes nga prindërit apo të afërmit brenda familjes, fëmijët e prindërve me dhunë dhe me probleme martesore, fëmijët e prindërve të cilët janë përdorues të alkoolit dhe drogës, fëmijët të cilët kanë braktisur shkollën që në klasat e para të arsimimit, fëmijët me paaftësi fizike, dhe psikologjike, fëmijët e prindërve të divorcuar, fëmijët e lënë pa kujdesin prindëror, fëmijët të cilëve prindërit u janë të punësuar jashtë shtetit.

Në vendet ku dukuria e trafikimit të fëmijëve është e theksuar, në bazë të arsyeve të lartpërmendura dhe kategorive të atakuara nga kjo dukuri negative, Shteti duhet të hartojë politika të rrepta për sundim rendit dhe ligjit, duke forcuar shtetin ligjor për mbrojtje të fëmijëve, dhe shoqërinë, por edhe duke shqiptuar dënimet e rrepta ndaj atyre njerëzve dhe grupeve të ndryshme me karrierë kriminale të cilët merren me trafikim të fëmijëve.

(Autori është bachelor i Filozofisë dhe i Drejtësisë, si dhe Ma.Sc i Shkencave Juridike Penale)