LAJMI I FUNDIT:

Dukja që Lamborghini Aventador mund ta ketë në të ardhmen

Dukja që Lamborghini Aventador mund ta ketë në të ardhmen

Kjo dukje, do ua pamundësojë të gjithëve të kenë ankesa

Në Monterey Car Week, Lamborghini e ka shfaqur edicionin e limituar të Aventador SVJ 63, derisa pritet versioni ri i modelit aktual që është në treg që nga viti 2011, ndërsa ndryshimi i vetëm që i ka ndodhur deri më tani, ishte në vitin 2017 kur u lansua Aventador S, transmeton Telegrafi.


Megjithëse ishte thënë se do të arrijë më 2020, Aventador i ri nuk lansohet para 2014, që nënkupton se duhet të presim edhe shumë më gjatë.

Që të zbutë pritjen, TheSchetchMonkey e ka ri dizajnuar këtë model,  duke sjellë dukjen që do të ketë në këtë ardhmen, bazuar në ndryshimet që mund të ketë veturat në kohë.

Lamborghini nuk ka treguar asnjë detaj të Aventador të ri, mirëpo dizajnerët janë bazuar në modelin Terzo Millenio, dhe krijuan këtë model më stil shumë të mirë. /Telegrafi/