LAJMI I FUNDIT:

Dukja mbresëlënëse e Bentley Bentayga që ngjanë shumë me stilin e Bacalar

Dukja mbresëlënëse e Bentley Bentayga që ngjanë shumë me stilin e Bacalar

Modeli Bacalar, është shfrytëzuar si bazë për dukjen e kësaj makine të suksesshme SUV

Ky model është shumë i rëndësishëm për Bentley, sepse që nga viti 2015 kur u lansua Bentayga, është shitur në mbi 20 mijë njësi, ndërsa ka një çmim fillestar prej rreth 160 mijë eurosh, transmeton Telegrafi.


Për ta mbajtur këtë makinë sërish në treg, Bentley ka vendosur ta ri dizajnojë, ndërsa janë siguruar imazhet që tregojnë ndryshimet që ka pësuar.

Se si do të duket versioni final, ende nuk dihet, ndërsa dukja që do kishte sikur të jetë bazuar në stilin e Bacalar, do të ishte mbresëlënëse.

Artisti Digjital, Kleber Silva ka punuar në atë se si do të dukej një bashkim i këtyre dy modeleve dhe mund të thuhet se është një pamje e mahnitshme e kësaj makine lkusoze SUV, me pjesën e përparme që ka stil tërësisht tjetër.

Forma ovale e dritave LED, grilli gjigant dhe hapësirat për hyrjen e ajrit, kanë bërë që stili i këtij Bentley Bacalar të jetë shumë më i mirë. /Telegrafi/